Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Pesë gjëra të rrezikshme për fëmijët

Fëmijët kanë prirje për të gëlltitur çdo gjë që i bie në dorë dhe që është lehtë për ta gëlltitur Këtë javë mjekët nga Portlandi kanë larguar 37 topa të vegjël magneti nga barku i një tre-vjeçare.

Magnetët e vegël janë bashkuar duke krijuar kështu vrima të vogla në stomakun e fëmijës, por mjekët thonë se ajo do të shërohet plotësisht pas operimit.

Mirëpo, kjo gjë është mjaftë e rrezikshme për fëmijët, pasi që mund të përfundojnë me vdekje, prandaj prindërit duhet të kenë gjithmonë kujdes me fëmijët e tyre.

Përveç magneteve, bateritë e vogla, të cilat përdorën nëpër ora dore si dhe nëpër disa lojëra fëmijësh, gjithashtu hynë në listën e gjërave që fëmijët pëlqejnë të gëlltisin.

Në vitin 2010, më shumë se 3,400 fëmijë kanë gëlltitur këso lloj bateri; dy kanë vdekur dhe 19 kanë pasur komplikime serioze në stomak.

Vajzat e reja kanë një lloj manie në futjen e flokëve në gojë. Zakonisht nuk është e dëmshme, por ky ves mund të bëhet i rrezikshëm nëse fëmija gëlltit flokët – sidomos një sasi të madhe. Disa fëmijë hanë aq shumë flokë saqë formohet një lëmsh qimesh në stomakun e tyre, dhe nëse bëhet shumë i madh, mund të shkaktoj dhimbje të mëdha dhe çrregullim stomaku. “Kjo gjendje mund të krijohet grumbullimi i ushqimit dhe çamçakëzit, dhe nevojitet që të bëhet ndërhyrje kirurgjike që të largohet”, ka deklaruar një mjek.

Alkooli dhe kokrrat ilaçe mund të jenë tejet të rrezikshme për fëmijët.

Kokrrat shumëngjyrëshe dhe multivitaminat mund të jenë tejet joshëse për fëmijët e vegjël. Jo të gjitha kokrrat-ilaçe janë të rrezikshme, por disa prej tyre janë tejet toksike për fëmijët e vegjël, gjë që mund të shkaktojnë mbidozë fatale dhe përfundojnë me vdekje.

Alkooli dhe çfarëdo ilaçi që përmban alkool mund gjithashtu të çoj drejt dëmeve serioze, veçanërisht pasi një sasi sado e vogël mund të ketë ndikim të madh në fëmijët e vegjël. Në këso raste prindërit duhet menjëherë të lajmërojnë qendrën mjekësore emergjente.

Dhe në fund janë gozhdët dhe zhiletët, të cilat janë mjaftë të rrezikshme. Çuditërisht këto gjëra fëmijët mund t’i largojnë nga trupi i tyre në mënyrë natyrale përmes jashtëqitjes. Mirëpo, prapëseprapë prindërit duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut menjëherë sapo fëmijët e tyre gëlltisin këto gjëra mjaftë të vrazhda, pasi që mund të shkaktojnë prerje në ezofag, stomak dhe zorrët e tyre. 03/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti