Mjeket paralajmërojnë se fëmijëve nuk i duhet dhënë pije energjike, për shkak se përmbajnë kafeinë dhe stimulues të tjerë që nuk janë të nevojshëm për fëmijët dhe mund të çrregullojnë ritmin e zemrës, si dhe të ndikojnë në shkaktimin e problemeve të tjera shëndetësore.
Pijet energjike përmbajnë edhe vitamina dhe disa ekstrakte, të cilat nuk janë të nevojshme për fëmijët, pasi organizmi i tyre është duke u zhvilluar.
Revista “Pediatric” ka publikuar një raport në të cilin pediatret paralajmërojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë sulme, probleme në veshkë dhe dëmtimin e mëlçisë te fëmijët. Edhe pse raste të tilla janë të vogla, mjeket paralajmërojnë se ekziston rrezik.
Mjekët thonë se për fëmijë më i përshtatshëm është uji dhe nëse fëmijët merren me sport ata mund të konsumojnë edhe pije sportive pasi ato përmbajnë sheqer.
Nëse fëmijët nuk merren me aktivitete sportive dhe janë më pak aktiv, do të ishte mirë që t’iu shmangen edhe pijeve energjike sportive.
Në shumicën e rasteve është vështirë që përmes etiketës në shishe të vlerësohet sasia e kafeinës në produkt.
Disa pije energjike sipas shisheve kane mbi 500 miligramë kafeinë, që është ekuivalente me 14 kanaçe të pijeve të gazuara. 03/2012


