Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Pilulat kontraceptive mund të zgjërojnë trurin

Hulumtimet kanë treguar se pilulat kontraceptive kanë një rol rritës në disa pjesë të trurit të femrave, duke përfshirë edhe ato pjesë që lidhen me të folurit dhe kujtesën, transmeton Shqipmedia.

Materia gri është shumë e rëndësishme për kujtesën dhe aftësitë sociale, e cila ndihmon trurin të rritet deri në 3%. Shkencëtarët që udhëhoqën këtë kërkim shqyrtuan imazhet e trurit me rezolucion të lartë tek 14 meshkuj dhe 28 femra, gjysma e tyre përdornin pilula kontraceptive, duke konstatuar se truri i një femre që konsumojnë pilula ishte më i madh se sa atyre që nuk konsumojnë.

Rritja është vërejtur se zonat e trurit te femrat janë më të zhvilluara se ato të meshkujve, si për shembull ato që janë më të përfshira në diskutime. Hormonet që janë në pilula kanë një ndikim të fortë në trurin e femrave, por arsyen se pse, shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta zbulojnë.

Studimet e mëparëshme kanë treguar se kontracepcioni hormonal zhvillon një humor të keq midis grave dhe se për shkak të pilulave nuk janë tërheqëse seksualisht. 12/11

Krenare Kastrati

/komuniteti