Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Pirja e duhanit!

Te gjithe e dijne se duhani eshte teper i demshem per shendetin, madje ai shpie deri ne vdekje. Kjo eshte vertetuar me se miri nga studimet shkencore dhe statistikat e nxjerra.

Ne shtetet e perparuara gjenden shoqata te panumerta te cilat merren me organizimin e luftes kunder duhanit dhe ne ngritjen e vetedijes se njerezve per demin e tij. Konsiderohet se ne bote ka mbi 1 miliard e 500 milione pires duhani dhe raporti i vdekjeve te atyre qe pine duhan, kundrejt atyre qe nuk pine eshte 10 here me i madh.

Duhet ditur se:- Aftesia e thithjes se oksigjenit te njerezit qe pine duhan, pakesohet ne raportin 1/6 ose 1/3 (13-33% me pak oksigjen ne trup), kjo ne radhe te pare demton trurin dhe zemren;- Ne 90% te rasteve, bllokimi i gjakut ne damare vjen si pasoje e pirjes se duhanit;- Grate plaken 15 vjet me pare ne krahasim me ato qe nuk pine duhan;- Pirja e nje cigareje shkaterron rreth 2.5 miligram vitamin C ne trupin e njeriut, kur dihet se kjo vitamine ka rol kryesor ne imunitetin e organizmit.

Faktet rreth demit nga pirja e duhanit jane te sakta, megjithate ajo mbetet shkaku kryesor i mbytjes se njerezve. P.sh. mbyt me teper amerikan se sa mbyten ne aksidente trafiku tokesor ose ajror, nga AIDS, ose doza te tepruara te kokaines dhe heroines dhe vrasje te nderthurura. Pirja e duhanit mbyt rreth 400 000 meshkuj dhe femra per qdo vit, qe perben shkaktarin kryesor te vdekjeve ne SHBA. Nje ne cdo te pesten vdekje eshte e lidhun me pirjen e duhanit dhe mesatarisht piresit e duhanit vdesin 7 vite me heret se sa ata qe nuk pijne duhan.

Shumica e njerezve kane probleme per ta larguar pirjen e duhanit, pasi duhani permban nje subsance narkotike: Nikotinen.

Tani, ja disa simptome qe tregojne se prija e duhanit eshte duke demtuar seriozisht shendetin tend: - frymemarrje e veshitesuar, dihatje- gulqitje;- lodhje;- kolle e thate ose e perhershme;- rrjedhje e dobet e gjakut (duart dhe kembet e ftohta);- kriza te shpeshta te fytit , ethe dhe probleme me mushkeri te tilla si Bronchitis;- lekura e rrudhur (nga rrjedhja e paket e gjakut). 03/2012

Liza Z

/komuniteti