Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Premtimet e femijeve

Specialistët pohojnë se është shumë e rëndësishme që nënat dhe baballarët t’i mbajnë fjalët dhe premtimet e dhëna ndaj fëmijëve. Fëmija e sheh nënën dhe babanë si një garanci të jetës.

Kjo është dhe arsyeja pse një fëmijë qan kur nuk ndodhet në praninë e prindërve. Mos mbajtja e fjalëve dhe premtimeve të dhëna, krijon tek fëmija një lloj mosbesimi ndaj botës së jashtme, mbyllet në vetvete dhe mund të shkaktojë dhe depresion. Fëmija duhet të zbulojë çfarë mendoni, besoni dhe vlerat tuaja gjykuese si dhe të kenë informacion të saktë rreth prindërve.

Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se sa mund të preket një njeri normal nëse personi përballë nuk mban fjalën e dhënë. Ndërsa fëmijët në këtë rast preken më shumë dhe mund ta konsiderojnë si një rrezik për jetën e tyre.

Fëmijët mund të hyjnë në depresion Nëse babai vazhdimisht i premton fëmijës që do t’i sjellë çokollata kur të kthehet nga puna por nuk e mban fjalën, atëherë fëmija do të pyesë veten “a është babai një njeri që e mban fjalën?”.

Veçanërisht tek fëmijët parashkollorë prania e nënës dhe babait është garancia e jetës së tyre. Fëmija e sheh nënën dhe babanë me këtë sy dhe kur premtimet apo fjalët e dhëna nuk mbahen, atëherë ai do të pyesë veten “kush do të kujdeset për mua?

Fëmija frikësohet sepse ndihet i rrezikuar. Mos mbajtja e fjalëve të dhëna e bën atë më të ftohtë, më të pasigurt ndaj botës jashtë, të mbyllur në vetvete, gjë që mund të shkojë deri në depresion. Në psikologji dallohen sjelljet e bëra vazhdimisht.

Prindërit që mbajnë fjalën e dhënë ndaj fëmijës e plotësojnë siç duhet detyrën e tyre. Nëna dhe babai duhet të jenë të vendosur, të sigurt dhe demokratik përballë fëmijës. 11/2012

Besa Lara
(14 vite më parë)
Te lumt Besa ma kujtove femirin kur babi sme blejti kepucet vetem me premtoj :( dhe un qaja aq shum dhe rash ne depresjon por nuk vanoj shum dhe mi blejti aq shuum u gezova e di qe gjdo vend ne fetyren e ti e kam puthur nga gezimi e kujtoj me shum mall dhe dashuri por ski faj dhe aj sepse ishte koh e veshtir por si ta kuptoj nje femi?

/komuniteti