Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Prindërit t’i zgjidhin bashkërisht problemet e fëmijëve

Nënat zakonisht përpiqen t’i zgjidhin menjëherë problemet e fëmijëve të tyre. Nuk parapëlqejnë t’ia transmetojnë babait. Por ndonjëherë problemet apo shqetësimet e patransmetuara babait shndërrohen në një trajtë të pakapërcyeshme.

Psikologët këshillojnë që nënat të mos i hiperbolizojnë problemet e fëmijëve dhe të diskutojnë me bashkëshortët e tyre pa u shndërruar në një skenar të dhimbshëm.

Zakonisht nëna është personi i parë që merret me shqetësimet e fëmijës. Ka shumë nëna që përpiqen t’i zgjidhin këto probleme vetë pa ia transmetuar bashkëshortit. Dhe kjo ndikon në zmadhimin dhe përkeqësimin e problemit në ditët në vazhdim. Disa të tjera flasin dhe e informojnë bashkëshortin por këtë here cenohet marrëdhënia nënë –fëmijë dhe fëmija ndihet i pasigurt përballë saj. ?farë rruge duhet të ndjekë nëna e mbetur në mes dy alternativave? Pikë së pari, duhet pare rëndësia e problemit. Nëse bëhet fjalë për një problem të madh atëherë nuk duhet stërmadhuar por duhet transmetuar bashkëshortit në një gjuhë të përshtatshme dhe të kalohet së bashku.

Koncepti që mbizotëron ndonjëherë në shoqëri që nëna duhet të zgjidhë e vetme çdo problem të fëmijëve është i gabuar. Në këtë rast babai ftohet nga përgjegjësitë përkatëse dhe nuk di si të reagojë kur përballet me një problem. Nëse një baba nuk përballet me problemet e fëmijëve që në moshë të vogël dhe nuk fiton pak eksperience për mënyrën e zgjidhjes së tyre atëherë do të vuajë nga mungesa e reagimit ndaj problemeve të mëdha kur ato rriten ose të reagojë shumë ashpër.

Edhe babai duhet të informohet rreth problemeve të fëmijës dhe mos të lihet deri atëherë kur problemi nuk ka asnjë zgjidhje. Sepse në raste të tilla, problemi hiperbolizohet dhe krijohen pakënaqësi në shtëpi. Babai mund të ndihet i përjashtuar nga familja.

Fëmija duhet të flasë çdo gjë me nënën

Fëmija duhet të ndihet i qetë përballë nënës dhe të mundet t’i tregojë çdo gjë, sepse një sjellje e tillë do ta mbrojë atë nga gabimet. Veçanërisht lidhja mes nënës dhe vajzës duhet të jetë dhe më e forte. Një marrëdhënie e shëndoshë mes tyre shton besimin dhe sigurinë reciproke. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti