Me gjithë rritjen ekonomike të shqipërisë mënyra e keqe e të ushqyerit tek fëmijët vazhdon të mbetet problematike.
Shifrat e publikuara nga unicef theksojnë se 1/3 e vdekshmërisë foshnjore në shqipëri vjen për shkak të kequshqyerjes. Ndërkohë që për të njëjtin shkak 19% e fëmijëve nën pesë vjeç paraqesin prapambetje në rritje dhe 17% e tyre vuajnë pasojat e anemisë.
Shifrat e publikuara nga unicef, por dhe studimi demografik shëndetësor paraqesin një situatë tepër shqetësuese për të cilën sipas përfaqësuesit të kombeve të bashkuara në shqipëri, dedlef palm kërkohen ndërhyrje të menjëhershme.
Për të shmangur pasojat që vijnë nga mënyra e keqe e të ushqyerit specialistët këshillojnë që foshnjat deri në gjashte muaj të ushqehen me qumësht gjiri, kohe kjo e përshtatshme për fillimin e ushqimeve të tjera plotësuese.
Pikërisht për të prezantuar mënyrat e mira të të ushqyerit të fëmijëve, qeveria shqiptare në bashkëpunim me kombet e bashkuara ka nisur një fushatë sensibilizimi për ndryshimin e sjelljes së popullatës.
Aktualisht sipas të dhënave të unicef shqipëria humbet 100 milionë dollarë në vit vetëm se fëmijët nuk ushqehen mirë. Ndërkohë që për çdo dollar të investuar në këtë aspekt vendi mund të marrë 4$ përfitime. 03/2012


