Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Pse duhet të bëhet eho për shtatzënat?

EHO bëhet në javët e caktuara të shtatëzënisë, ose kur ka indikacione, sipas ankesave të grave shtatzëna, mund të bëhet në çdo kohë.

Javët e para: Verifikimi gestational i moshës, përcaktimi i numrit të fetuseve

Javët 10 – 14 të shtatzënisë: Përcaktimi i moshës së fetusit, transparenca e zverkut (NT) dhe matja e kockave nazale, numërimi i toneve të zemrës, vlerësimi i placentës tek shtatzënitë e shumëfishta.

Javët 16 – 18 të shtatëzënisë: përcaktimi i moshës së fetusit

Javët 22 – 23 të shtatzënisë: vlerësimi strukturor i fetusit dhe shqyrtimi i anomalive, matja e dimenzioneve të qafës së mitrës (cerviksit ), vlerësimi i marrëdhënieve ndërmjet placentës dhe cerviksit, përcaktimi i moshës fetale.

Java e 32-të e shtatzënisë: Vlerësimi i zhvillimit të fetusit dhe i lëngut që gjendet brenda në fetus (amnioni), vlerësimi i gjendjes fetale

Edhe jashtë këtyre javëve mund të bëhet vlerësimi në situatat e nevojshme (veprimet që kërcnojnë me lindje të hershme, gjakderdhjet vaginale, zvogëlimi i lëvizjeve fetale, etj), si dhe vlerësimi ultrasonografik mund të bëhet në intervale që konsiderohen të përshtatshme nga mjeku i juaj. 10/2013

Selma Dijar ♥♥♥

/komuniteti