16.12.2013 - Kurdo që ne i urdhërojmë fëmjët tanë që të mos bëjnë diçka , ata fillojnë ta bëjnë atë ngadalë.Pse janë aq sfidues dhe si të arrijmë që ti bëjmë të na dëgjojnë?
Ata nuk po tregohen sfidues , në fakt ata janë duke ju testuar juve , por jo në mënyrën që ju mendoni. Në këtë moshë (2-4vjeq) ata janë duke u përpjekur të përballen me standardet e sjelljes dhe rregullat e familjes. Ata janë në tranzicion , edhe pse , në mëdyshje të përmbushjes së rregullave edhe pa prezencën tuaj por edhe të rikujtimit të tyre nga ana juaj. Kombinoje këtë aftësi të ngadalshme të ndjekjes së rregullave në vazhdimësi të rikujtuarit të tij ndaj vetvetës dhe do të shihni se rruga për të arritur deri tek bindja nuk do të jetë e lehtë. Kujdesi i fëmijëve për rregullat dhe urdhërat në këtë moshë është ende në zhvillim.
Së pari , ata duan atë çfarë duan dhe kur atyre u teket. Ata nganjëherë e shohin dorëzimin si humbje ndaj teje. Së dyti , ata duan të dinë se sa rregullat janë të përcaktuara ( nëse ulem në buzë të shkallëve , a do të më thonë të largohem? Çfarë do të ndodhë nëse afrohem edhe pak ? ) Së treti , ata kanë nevojë për shumë përsëritje .
Kështu që kjo nuk mund të quhet sfidim apo mos bindje , në të vërtet testimi është më shumë i shëndetshëm sesa manipulues. Atëherë pyetja është , çfarë të presim prej tyre ? Ndoshta jo shumë. Në vend që të tronditeni për mosbindjen e tyre , qasjuni çështjes me një mendim krejt tjetër. Mundohuni të krijoni një ambient në shtëpi ku numri i ‘’jo-ve ‘’ të jetë sa më i vogël dhe merreni situatën në dorën tuaj. Dhe mos i lini gjërat gjithmonë vetëm sipas mënyrës së tyre; përpiquni që pajtimin në mes juve ta bëni në mënyrë bashkëpunuese. Për shembull , nëse nuk dëshironi që koleksioni juaj i kristalit të përfundojë në shportën e mbeturinave atëherë përkujdesuni qe ta mbani sa më larg fëmijës tuaj . Nëse jeni koleksionues i librave të rrallë atëherë ato mbajini në raftin më të lartë ku nuk mund ti arrijnë ata , në vënd se tua përkujtoni çdo herë të mos i prekin ato . Mësohuni që ta merrni situatën në duart tuaja , kjo do të ju ndihmoj në rrugën e gjatë të përvojës si prind , posaqërisht kur të arrijë koha e adoleshencës. Dhe mos e humbëni ndjenjën e humorit , 2 vjeqarët dinë të jenë goxha argëtues dhe të zgjuar kur kemi te bëjmë me vendosjen e kufijëve./mesazhi/S.Abazi/12/2013

