Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Pulsi i shpejtuar mund të qetësohet me banene dhe rrush

Nese deri tani keni qene te bindur qe pulsi i shpejtuar mund te qetesohet vetem me ilace, keni menduar gabim.

Studimi me i ri ka treguar qe ushqimi i zakonshem, si rrushi dhe bananet mund te zvogelojne numrin e rrahjeve te zemres, sikurse ushtrimet e joges.

Pulsi normal te personat e rritur eshte mes 60 dhe 100 rrahjeve ne minute. Me keto rrahje masim ritmin e zemres, si dhe forcen e qarkullimit te gjakut.

Numri i larte i rrahjeve, perndryshe i njohur si takikardi (me shume se 100 rrahje ne minute te te rriturit) mund te coje deri te semundjet e zemres, sulmi ne tru dhe semundjet e veshkave dhe te shkaktoje simptoma sic jane djersitja, te perzierat dhe te vjellat. Nese deshironi ta ulni ne menyre natyrale, provoni banane dhe rrush.

Bananet jane burim i pasur i kaliumit

Shkencetaret e Universitetit amerikan Maryland porosisin: kaliumi eshte jashtezakonisht i rendesishem per mbajtjen e nivelit te rrahjeve te zemres. Simptomat e mungeses se kaliumit perfshijne ngercet ne muskuj dhe mungesen e energjise, cka mund te coje deri te puna e rregullt e zemres.

Bananet permbajne 400 mg kalium ne 96 kalori. Kjo eshte 11 perqind e nevojave ditore. Bananet kane me pak se 1 mg natrium, cka i ben ushqim te vlefshem per njerzit te cilet duhet te konsumojne nivel te zvogeluar te natriumit.

Rrushi

Rrushi sikurse edhe banania eshte i pasur me kalium, ndersa permban me shume se 1000 mg, cka paraqet nje te treten e nevojave ditore. Rrushi ka shkalle te ulet te natriumit.

Joga eshte deshmuar qe ul rrahjet e zemres

Joga, meditimi dhe teknikat tjera te relaksimit po ashtu mund te reduktojne numrin e rrahjeve te zemres. Nese deshironi te ushtroni ne shtepi, pajisuni me nje xhirim audio dhe video me teknikat relaksuese. Cfaredo ushtrimi per zgjatje dhe relaksim qeteson pulsin.

Zemra nuk e do alkoolin dhe kafene

Nese deshironi te shmangni pulsin e shpejtuar, gjithsesi duhet te shmangni edhe konsumimin e alkoolit dhe kafese. Konsumimi i pijes qe permban kafeine si caji apo cokollata mund te rrise numrin e rrahjeve te zemres. Me shmangien e kafese do te mundesoni stabilizimin e ritmit te zemres. 05/2012

/komuniteti