Nënat që punojnë kanë shëndet më të mirë dhe ndihen më të lumtura, ka treguar një hulumtim. Shkencëtarët nga Universiteti i Karolinës Veriore kanë studiuar 1.300 femra në periudhën prej 10 vjetësh.
Rezultatet kanë treguar që nënat të cilat punojnë janë shumë më të lumtura, më pak të prira për depresion dhe kanë shëndet më të mirë. Ata po ashtu kanë vërtetuar që për shëndetin e nënës është më së miri të punohet gjysmë orari pune. Do të ndihet më e dobishme, më e lumtur dhe do të jetë më e shëndetshme, dhe do të ketë kohë për rritjen dhe kujdesin e fëmijëve.
“Në të gjitha rastet kemi vërtetuar që për nënat definitivisht është më së miri të punohet gjysmë orari pune,” ka deklaruar hulumtuesi kryesor, prof. Cheryl Buehler.
Nënat të cilat punojnë gjysmë orari të punës kanë qenë të përfshira njëjtë në aktivitetet e fëmijëve të tyre, rritjen dhe kujdesin për ta si edhe ato që nuk punojnë fare. Prof. Cheryl Buehler ka shtuar se si në kohën e krizës ekonomike, shumica e prindërve përcaktohet për orar të gjatë të punës, për shkak të frikës se mos mbesin pa punë dhe të ardhura.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Journal of Family Psychology”. Prandaj, nëna të dashura, nëse në çfarëdo mënyre mund t’ia lejoni vetes punën me gjysmë orari, gjithsesi bëjeni këtë. Do të ndiheni më të shëndetshme, më të dobishme dhe më të lumtura. 12/11


