Pushimet, ju mezi i prisni pas nje \"perjetesie\". Shume e veshtire per ta permbajtur lumturine tuaj! Duhet te beni sforco sepse jo te gjithe rreth e qark jush kane te njëjtin shans si ju.
Mos i tregoni te tjereve per nisjen tuaj
Pushimet e juaja jane afer dhe ju numëroni minutat qe ju ndajne nga ai kokteji ekzotik ne breg te detit. Por nese koha ju duket e gjate, imagjinoni cfare mendojne koleget tuaj qe nuk do te kene mundesine te bejne pushime Asnje njeri nuk po ju kërkon llogari, prandaj kini pak meshire. Perqendrohuni tek punet e juaja qe duhet te mbyllni, keshtu qe mund te niseni te lire.
Ju jeni ne plazh? Nuk keni nevoje ta kujtoni
Eshte e veshtire ta presesh plotësisht sferen midis vendit ku punoni dhe vendit ku po beni plazh , me ane te celularit tuaj ju rrini vazhdimisht te konektuar me adresen e-mai l dhe ne rrjetet e tuaja te tjera sociale. Nese ju duhet te flisni me punonjësit ose ndonje koleg, nuk eshte nevoja ti theksoni vendin se ku ndodheni dhe cfare po beni “ Sapo u ktheva nga deti “ ose “ Po merrja rreze dielli buze detit, shpresoj te mos keni shume pune ne zyre”. Duke bere kete gje ju krijoni xhelozi dhe zili, qe nuk aspak e shëndetshme dhe per to. Prandaj do te ishte me mire te mbyllnit gjithçka ne kete menyre mund te shijoni pushimet e juaja qetësisht.
Ruajini fotot tuaja ne nje sfere private
Shumica prej nesh ka ne listen e Facebook-ut dhe koleget e punes! Por kush eshte sporti i preferuar neper zyrat e punes? Te flisni mbrapa kurrizit te te tjereve. Por cfare mendoni mund ti ndodhi asaj fotoje qe ju qetësisht e keni publikuar ne profilin tuaj, ne te cilen jeni te veshura me rrobat e banjove . Ka shume shanse qe ajo te qarkulloj ne te gjitha postat e e-mail-it dhe nxjerrin komente. Mendoni te seleksiononi kriteret e privatesise per cdo foto qe mos ti beni publike per te gjithe.
Kthehuni qetësisht pa bere shume “rrëmujë”
Dita e kthimit po afrohet, ju jeni te nxira mire nga plazhi. Nuk eshte nevoja te flisni per cfare keni bere. Ndani momentet e juaja pa bere shume zhurme , por me ato koleg qe kane patur shansin tuaj. 07/2012

