Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Që fëmija të flejë si qengj!

Pellushat i bëjnë ata të ndihen më mirë dhe më ngrohtë

Bebi juaj eshte i qete. Problemi i vetem i tij eshte se nuk fle shume kollaj. Gjithe familja mundohet te gjeje menyren e duhur per ta vene ne gjume. Ja 'aleatet' e tij me te mire. Bebi juaj është i qete. Problemi i vetëm i tij është se nuk fle shume kollaj.

Gjithë familja mundohet te gjeje mënyrën e duhur për ta vene ne gjumë. Ja aleatet kryesore qe fëmija juaj te beje gjumë te qete. Qe nga mosha 18 muajshe deri ne moshën 3 vjeçare prindërit konsultohen mjaft me pediatrin për problemet qe ka fëmija e tyre me gjumin. Ne cfare kushtesh duhet te flejë ai? Cilat janë disa nga objektet qe e ndihmojnë te flejë me shpejt? Kushtet ne te cilat bebi duhet te flejë Para se te gjeni një objekt qe ta ndihmoje bebin tuaj te flejë mendohuni mire. A jeni te sigurt qe i keni krijuar atij te gjitha kushtet e nevojshme?

Përsa i përket gjumit te natës ju duhet te mundoheni te vendosni disa orare te njëjta. Mos e detyroni atë te flejë kur nuk i flihet. Nga 0 deri 6 muajsh ai është i papjekur ashtu si dhe gjumi i tij kështu qe është e vështirë te organizohet një orar i njëjtë. Mundohuni te mos e mbuloni shume me batanije te trasha dhe ruani një temperature te mjedisit rreth 26°C, si ne dimër ashtu edhe ne vere.

Pak muzike për ta zënë gjumi Për ta vene ne gjumë bebin përdorni çdo gjë qe lëshon tingull, gjithçka qe e bën atë te ëndërroje. Melodia hyn ne harmoni me imagjinatën e fëmijës. Duhet te dini gjithashtu se ai e pëlqen shume muzikën klasike gjate kësaj periudhe. Duhet te ketë drite nate ne dhomën e fëmijës? Ne lidhje me këtë ka mendime te ndryshme. Disa thonë qe fëmija duhet mësuar te flejë pa drite nate, ne errësirë te plote dhe nen praninë e njërit prej prindërve. Kjo do e beje atë te mos ketë frike. Gjithsesi ju duhet te bëni çka mendoni. Mund te përdorni edhe stimulues te natës.

Këto janë aparate për dhomat e fëmijëve te vegjel. Disa mund te reflektojnë yje neper mure, disa te tjerë lindjen e diellit, etj. Arushat, lepurushat...sipas dëshirës se fëmijës Duke u rritur, aleati me i mire i fëmijës është arushi, qenushi apo lepurushi. Kjo varet nga fëmija. Pellushat i bëjnë ata te ndihen me mire dhe me ngrohte. Gjeni objektin qe iu përshtatet atyre edhe nëse ai mund te jete i çuditshëm.

E rëndësishme është qe ai ta ketë afër dhe te ndihet mire. Aksesoret për ta bere fëmijën te flejë me kollaj Një pellush i ngrohte. Intrigues? Ai e ngroh fëmijën, mund te ndihmoje kundër dhimbjes se barkut, e qetëson dhe e bën te flejë me shpejt. Një llambadar magjik apo llampa cilindrike te cilat shpërndajnë neper mure yje apo edhe personazhe te ndryshëm. Efekti hipnotizues i tyre favorizon përgjumjen... ndonjëherë edhe tek prindërit. Biberoni me qumësht te ngrohte apo te vakur qëndron ende një nga mënyrat me te mira për ta vene ne gjumë bebin. Pse te mos e përdorni dhe ju? 11/2011

/komuniteti