Larja e trupit me ujë të ftohtë dhe me disa gota pluhur qumështi, ose fërkimi i lehtë i lëkurës më një pambuk të lagur me qumësht, mund ta qetësojë lëkurën e irrituar.
Kjo ndodh për shkak të veprimit qetëses të proteinave të qumështit dhe yndyrave.
Megjithatë, ky veprim nuk është i mjaftueshëm nëse nuk e fërkoni lëkurën tuaj me një krem hidratues ose qumësht (qumështi shumë shpejt avullohet dhe e than lëkurën).
Qumështi për shkak të përbërjes së pasur, e ngadalëson plakjen e lëkurës. Përmban vitaminat A dhe E, që i luftojnë me shumë sukses rrudhat, kurse enzimat e qumështit ndihmojnë në regjenerimin e lëkurës.
Qumështi me yndyrë të plotë është shumë i dobishëm për lëkurën e thatë, sepse proteinat e tij e rrisin lagështinë dhe elasticitetin e lëkurës. 05/2012

