Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Qumështi dhe pemët me lëvozhga për gjumë më të mirë!

Jeni në kërkim të një recete për gjumë më të mirë të natës? Ka gjasa që receta të përbëhet vetëm nga një gotë qumësht dhe disa fruta të pemëve me lëvozhga.

Shkencëtarët në shba kanë studiuar dietat dhe shprehitë e fjetjes të më se 4500 personave të rritur dhe kanë ardhur në përfundim që minerale dhe acide të caktuara lidhen me gjumë të mirë. Raporti i tyre sugjeron që konsumimi i arrave braziliane vonë në mbrëmje, të cilat janë të pasura me selen dhe kalium, i përcjellë me pirjen e një gote me qumësht të pasur me kalcium, ndihmon që të keni gjumë të kënaqshëm. Këto zbulime sugjerojnë zgjidhje të mundshme natyrale të problemeve me fjetjen, shkruan kosova sot.

Edhe pse duhet të bëhen edhe shumë punë të rëndësishme në lidhje me shkaktarin dhe efektin, ekzistojnë shumë studime që dëshmojnë se qasjet pa ilaçe mund të jenë shumë të dobishme, ka thënë dr. Michael grandner nga universiteti i pensilvanisë. 02/2014

E...d...a... <3<3<3<3<3

/komuniteti