Studiuesit zviceran zbuluan se një lloj substance e gjendur në qumështin e nënës ka aftësi të eliminojë qelizat kanceroze.
Në studimin e publikuar në revistën e njohur \'plos one journal\' shkencëtarët theksuan se substanca e zbuluar vite më parë, e njohur me emrin \"hamlet\" deri tani nuk është eksperimentuar tek njerëzit.
Në eksperimentin e drejtuar nga ana e universitetit lund të zvicrës te sëmurët me kancer ne fshikëzën e urinës janë kuruar me \"hamlet\". Pas çdo terapie pacientet nxorën jashtë qelizat e vdekura kanceroze në urinën e tyre.
Eksperimentet e mëparshëm laboratorik kane treguar se \"hamlet\" mund te zhduke 40 lloje qelizash kanceroze, por ky studim ishte eksperimenti i pare realizuar tek njerëzit. Në studimin e ardhshëm shkencëtarët do ta testojnë këtë substancë mbi tumoret e lëkurës dhe të trurit. 01/2014

