Emocionet e përjetuara gjatë javëve të para të shtatzënisë ndikojnë në shfaqjen e pagjumësisë tek shumë kandidate për nëna. Por me kalimin e kohës gjumi shndërrohet në një dëshirë të pazëvendësueshme për shtatzënat.
Më pas tek gratë shtatzëna mund të dallojmë një dëshirë të vazhdueshme për gjumë. Edhe nëse shtatzënia shoqërohet me të vjella dhe përzierje, ato kërkojnë të flenë vazhdimisht sepse gjatë gjumit këto shenja zhduken. Pjesa më e madhe e të afërme të shtatzënës çuditen sesi mund të flejë kaq shumë. 6 muajt e parë kalojnë në këtë mënyrë.
Pse është e vështirë të të zërë gjumi kur je shtatzënë (muajt e fundit)?
Ka shumë arsye por arsyeja e parë dhe më e rëndësishme është rritja e fëmijës. Ju e shihni se me kalimin e kohës, me rritjen e mitrës dhe fëmijës, e keni shumë të vështirë të gjeni një pozicion të rehatshëm për gjumë. Nëse para shtatzënisë jeni mësuar të flini në shpinë apo përmbys, gjatë shtatzënisë do ta keni të vështirë të flini në këtë pozicion apo në krah. Nga ana tjetër bashkë me shtimin në peshë vështirësohet dhe mundësia e ndryshimit të pozicionit. Dhe në këtë mënyrë nuk bëni një gjumë të rehatshëm. Kështu lindin dhe problemet e para të pagjumësisë apo ndryshime të tjera të cilat ju pengojnë të bëni një gjumë pa ndërprerje.
Probleme në frymëmarrje: me kalimin e muajve mitra rritet shumë duke zënë dhe pjesën bosh në mes barkut dhe gjoksit. Në këtë mënyrë rritet presioni brenda barkut dhe diafragma që ndan hapësirën e barkut me gjoksin shtyp muskujt. Me rritjen e nevojës për më shumë oksigjen ju filloni të merrni më shpesh dhe më thellë frymë. Ndonjëherë mund të mos mbusheni me frymë, ky problem shfaqet më shumë kur jeni shtrirë dhe ju pengon të bëni gjumë të qetë.
Ndjesia djegëse e stomakut: hormonet e lëshuara gjatë shtatzënisë mund të bëhen shkak i një ngadalësimi apo relaksi të padëshiruar të muskujve. Ky ngadalësim vihet re edhe në sistemin tretës. Dhe si rezultat stomaku kërkon më shumë kohë të zbrazet. Përmbajtja e stomakut mund të kthehet mbrapsht deri në ezofag kur jeni shtrirë dhe të shkaktojë djegie. Shkaku kryesor i kësaj është zgjerimi i enës së quajtur Sfinkter në mes stomakut dhe ezofagut. Kjo situatë mund t’ju pengojë të flini rehat. Do ishte mirë që në darkë të mos hani shumë dhe të përdorni një jastëk të ngritur. Nëse është e nevojshme mund të përdoren edhe antiacide.
Shkuarja e shpeshtë në banjë: gjatë rritjes së saj mitra ushtron presion mbi fshikëzën e urinës. Në këtë rast kapaciteti i fshikëzës së urinës do të ulet. Dhe si rezultat i uljes së kapacitetit do të detyroheni të shkoni më shpesh në banjë. Nga ana tjetër, gjatë shtatzënisë edhe dendësia e gjakut rritet me 30-50 %. Lidhur me këtë rritje do të rritet dhe sasia e gjakut që kalon në veshka. Si përfundim veshkat do të filtrojnë më shumë gjak dhe do të prodhojnë më shumë urine. Kjo situate ndoshta nuk është shqetësuese gjatë ditës por gjatë natës mund të jetë shumë e bezdisshme. Nëse keni një fëmijë aktiv kjo do të thotë që do të shkoni më shpesh në banjë.
Krampet: gjatë gjithë ditës këmbët tuaja mbajnë një peshë më të rëndë se normalisht. Nëse krahas kësaj keni dhe mungesë kalciumi atëherë mund të përjetoni krampe të këmbëve. Edhe krampet mund t’ju prishin shpeshherë gjumin. Krahas kësaj edhe frika, ankthi, stresi, shqetësimet mund të bëhen shkak i zgjimeve plot ankth dhe i një gjumi të ndërprerë shpesh.
Për të gjetur një pozicion të rehatshëm gjumi
Nëse para shtatzënisë provoni të flini në krah do ta keni më të lehtë më vonë të bëni një gjumë të qetë. Veçanërisht gjatë muajve të fundit të shtatzënisë pozicioni më i rehatshëm është të ktheheni në krah dhe të mblidhni gjunjët. Ky pozicion lehtëson qarkullimin e gjakut duke minimizuar presionin mbi arterien kryesore të quajtur ndryshe inferior vena e cila kalon gjakun e pisët drejt zemrës në pjesën e poshtme.
Nëse flini të kthyer në anën e majtë kjo bëhet dhe më efektive. Nga ana tjetër kur ktheheni në anën e majtë edhe mitra do të rrëshqasë majtas dhe kështu ulet presioni mbi mëlçinë duke ju bërë të ndiheni më mirë.
Por nuk duhet të shqetësoheni shumë nëse kur zgjoheni natën e shihni veten duke fjetur në shpinë. Ndryshimi i pozicionit është një përbërës normal i gjumit dhe nuk mund të kontrollohet lehtë. Pastaj shtrirja në shpinë nuk është një pozicion shumë i rehatshëm prandaj mos u shqetësoni sepse as ju vetë nuk do ta dëshironit një pozicion të tillë. Nëse dashur pa dashur jeni shtrirë në shpinë ndjenja e mungesës së rehatisë do t’ju zgjojë nga gjumi.
Ju mund të përdorni dhe jastëk enkas për gratë shtatzëna për të bërë një gjumë të qetë dhe cilësor. Disa femra mund t’i vendosin jastëkët poshtë barkut ose mes këmbëve sepse kështu bëjnë një gjumë të qetë.
Disa këshilla për një gjumë sa më cilësor gjatë shtatzënisë:
* përpiquni të mbani larg vetes pije që përmbajnë kafeinë si kola, kafeja dhe çaji dhe mos i konsumoni ato veçanërisht pas dreke apo në darkë
* pakësoni marrjen e lëngjeve 2-3 orë para se të flini. Por përpiquni të merrni sa më shumë lëngje gjatë ditës. Në mënyrë të ngjashme mos konsumoni ushqime të rënda para gjumit. Nëse keni përzierje dhe këta përzierje mund t’ju zgjojnë nga gjumi atëherë hani gjëra sa më të lehta.
* përcaktoni orarin e gjumit. Mos shkoni në shtrat në një orar më të vonë se orari me të cilin jeni mësuar zakonisht.
* bëni ushtrime të rregullta por mos i bëni ato para gjumit.
* para se të flini bëni gjëra relaksuese. Një dush i ngrohtë apo pirja e një gote me qumësht...
* tendosuni mirë para se të flini nëse keni probleme me krampet gjatë natës. Merrni kalcium dhe konsultohuni me mjekun tuaj rreth marrjes apo jo të ilaçeve të kalciumit. Nëse zgjoheni natën dhe e keni të vështirë të flini përsëri mos flini, ngrihuni dhe shëtisni pak nëpër shtëpi, dëgjoni muzikë, lexoni një libër, shikoni tv apo shëtisni në internet. Bëni gjëra të cilat ju pëlqejnë. Ju mund të flini dhe 30-60 min gjatë ditës për të plotësuar orët pa gjumë gjatë natës. 02/2012


