Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Rritja dhe përkujdesja për fëmijët e vegjël

Katër hapa të rëndësishëm për të pasur një përkujdesje të shëndetshme për fëmijën tuaj.

Pastrimi

Gjatë ditës papastërtitë shpesh të padukshme grumbullohen mbi lëkurën e bebes suaj. Për të qenë e pastër dhe e shëndetshme lëkura e tij ka nevojë për një pastrim të rregullt dhe të imtësishëm. Në ditët e para pas lindjes, dezinfektoni çdo ditë kordonin e kërthizës së fëmijës tuaj me një kompresë sterile me solucion antiseptik. Më pas thajeni atë me kujdes me një kompresë të pastër. Pastaj merrni një kruajtëse veshi pambuku dhe pastroni me kujdes kanalin e veshit (Kujdes, jo shumë thellë!), për të evituar krijimin e tapave të dyllit. Me një kruajtëse tjetër i pastroni flegrat e hundës me delikatesë. Kurse sytë pastrojani me një kompresë të lagur me solucion fiziologjik, gjithmonë nga këndi i jashtëm drejt këndit të brendshëm, ku grumbullohen papastërtitë.

Ndërrimi i pampersit

Zona e të ndenjurave të fëmijëve i nënshtrohet sulmeve të jashtme si: urina, feçet, fërkimet etj, të cilat mund ta irritojnë atë. Irritimi mund të përkeqësohet nga faktorë të tillë si: diarrea, dalja e dhëmbëve, apo trajtime me antibiotikë. Higjiena e kujdesshme është thelbësore për të parandaluar shfaqjen e irritimeve. Fëmija juaj ka nevojë të ndërrohet 7-8 herë në ditë. Pastrojini mire të ndenjurat nga lart-poshtë nga pjesa më e pastër drejt pjesës më të ndotur, në mënyrë që të mos të sillen papastërtitë përpara dhe më pas shplajeni. Kur pastrimi i të ndenjurave është përfunduar, thani palat e lëkurës për të shmangur irritimet, ose lëreni lëkurën të thahet vetë kur është e mundur

Banja

Filloni të lani pjesët më të pastra dhe në fund të ndenjurat e bebes. Gjatë banjës mbajeni fëmijën duke i vendosur njërën dorë poshtë zverkut dhe shpatullave të tij dhe tjetrën poshtë të ndenjurave me qëllim që të ndihet I rrethuar dhe i sigurtë. Uji i nxehtë i banjës sidomos nëse është i fortë, mund ta agresojë lëkurën e bebes. Që nga lindja, banja është një moment I privilegjuar për fëmijën tuaj. Në ujin e ngrohtë, ai ndjen të njëjtat kënaqësi që ka njohur në mitër. Përfitoni nga këto momente relaksimi për të eliminuar edhe papastërtitë e vogla të grumbulluara në lëkurë gjatë ditës, si dhe për të zgjuar shqisat e fëmijës.

Hidratimi dhe mbrojtja

Si një barrierë mbrojtëse, lëkura mbron trupin ndaj sulmeve të jashtme dhe mban një nivel të mirë hidratimi. Por lëkura e fëmijës suaj, e pamaturuar dhe delikate, nuk e përmbush akoma këtë rol. Për ta mbrojtur që nga lindja, hidratojeni atë çdo ditë pas larjes me një përkujdesje që forcon barrierën e lëkurës dhe mbron pasurinë e saj qelizore. Ofrojini fëmijës një moment relaksi, duke e masazhuar butësisht gjithë trupin e tij me produkte hidratuese. Mos harroni të kontrolloni rregullisht zonën prapa veshit. Shpesh ajo neglizhohet dhe është e prirur për skuqje dhe tharje. Në dimër, i ftohti e agreson lëkurën e fëmijës suaj dhe e than atë. Përdorni në këtë stinë produkte të pasuruara me Cold Cream për të ushqyer, hidratuar dhe mbrojtur njëkohësisht. Dielli është një burim i madh kënaqësie dhe relaksimi për të gjithë familjen. Por, ai gjithashtu paraqet një rrezik të lartë për lëkurën e fëmijës juaj! 40 - 60% më e hollë dhe më e ndjeshme se lëkura e të rriturit, lëkura e bebeve është shumë më e prekshme nga UV. Pavarësisht stinës, rëndësia që i duhet dhënë mbrojtjes nga dielli është e njëjtë. E vetmja diferencë në periudhën e dimrit është që duhet të përdorni foto mbrojtës vetëm për zonën e fytyrës, sepse ajo është që ekspozohet. 04/2014

Sweet Girl Beby

/komuniteti