Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Sfidat e lindjes normale, pas asaj me prerje cezariane!

Për nënat të cilat lindjen e parë e kanë kryer me prerje cezariane, gjasat janë për deri në 80 për qind që edhe lindja e ardhshme të jetë e tillë.

Por, pavarësisht këtij trendi, mjekët përpiqen të nxisin femrat që të lindin në mënyrë natyrale, që ka një sërë epërsish për shëndetin e foshnjës:

Sipas ekspertëve, që një grua shtatzënë të provojë të lindë normalsisht pas një lindje të parë me anë të prerjes cezariane, duhet të plotësojë këto kushte:

- nëna të jetë e shëndoshë dhe në gjendje të mirë

- pelviku të ketë madhësi normale që të mundësojë lindjen natyrale

- pritet vetëm një fëmijë

- foshnja është në pozitë me kokën poshtë.

Frika kryesore për nënat rreth lindjes natyrale të dytë, është mundësia që mitra të pëlcasë në vendin ku ka ndodhur prerja e parë cezariane. Megjithatë, ekspertët këshillojë që jo frikë të mos ju mundojë, duke qenë se kjo ndodh vetëm në 1-2 për qind të rasteve, një shkallë që është e njëjtë edhe te ato femra që nuk kanë lindur me prerje cezariane. 02/2014

E...d...a... <3<3<3<3<3
Alketa (12 vite më parë)
Un linda mas 3 vjet e gjysem para dy muaj lindje nermale mas lindjes par me operacion, te gjith me thonin ska munsi te lindesh nermal po ja qe un dhe mjeku im personal insistum deri momentin e fundit per ni lindje nermale pasi kisha te gjitha kushtet per ni lindje nermale dhe mrekullia ndhodhi sot un dhe vajza ime Ambla jemi shendosh e mir.
*shtrengata* * (12 vite më parë)
Une linda pas 4 vitesh nga operacioni i pare dhe mjeku im as që e diskutojë që une te lind normalisht...... Dhe jo vetem mjeku im personal po dhe mjek te tjerë sh te kualifikuar nuk ma rekomanduan.
(12 vite më parë)
Eda kisha koh pa hyr re kjo rubrike shum informacjone te mira deri tani u ndala te kjo e treta a e di se thot mjekët insistojn për lindje normale.haha e kishe fjalën ne bote se ketu nshqipri pytja par qe mberi mjeku a do ta lindesh me operacjon:P

/komuniteti