Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Shëndeti i dhëmbëve fillon që në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin vitamina të mjaftueshme gjatë shtatzënisë, në të kundërt fëmija që do lindë rrezikon të ketë dhëmbë të dobët. Shëndeti i gojës dhe dhëmbëve fillon që në barkun e nënës prandaj mund të themi se rolin kryesor e luan nëna.

Nuk duhet të harrojmë se gjatë 3 muajve të parë krijohen të gjitha organet e fëmijës, prandaj kandidatet për nëna duhet të tregohen shumë të kujdesshme gjatë ushqyerjes.

Ushqyerja e nënës gjatë shtatzënisë pasqyrohet tek fëmija. Në të njëjtën kohë shtatzënat duhet të qëndrojnë larg konsumit të alkoolit dhe cigares për të mos rrezikuar shëndetin e fëmijës.

Edhe periudha pas lindjes është shumë e rëndësishme për sa i përket shëndetit të dhëmbëve. Në fillim foshnjat ushqehen me qumështin e nënës ose me ushqim artificial. Pas çdo ushqyerjeje nëna duhet të fshijë gojën e fëmijës me një beze ose garzë të lagët. Në këtë mënyrë ajo përgatit një ambient të pastër për daljen dhe rritjen e dhëmbëve. Dhëmbët fillojnë të dalin duke filluar nga 6 muajsh deri në 2 vjeç. Nën këto dhëmbë të përkohshëm zhvillohen gjenet e dhëmbëve të përhershëm. Duhet treguar mjaft të kujdesshëm ndaj ilaçeve që merren gjatë kësaj moshe, sepse ilaçet e marra, veçanërisht antibiotikët ndikojnë negativisht tek shëndeti i dhëmbëve.

Para së gjithash fëmijët duhet të mësojnë fëmijët me larjen e dhëmbëve rregullisht. Nëse ato nuk i lajnë atëherë duhet t’ia lajnë prindërit. Edhe pijet acidike ndikojnë në prishjen e dhëmbëve. Ne nuk po themi mos konsumoni këto lëngje por lajani dhëmbët pas konsumimit.

Rëndësia e dhëmbëve të qumështit

Prishja e shpejtë e dhëmbëve të qumështit ndikon në rënien më të shpejtë ose në heqjen e tyre. E rëndësishme është që dhëmbët e qumështit të bien në kohën e duhur. Sepse në rast se dhëmbët bien ose hiqen para kohe dhëmbët e rinj nuk mund të gjejnë vend ku të dalin dhe mund të dalin të shtrembër.

Meqë fëmijëve zakonisht u pëlqejnë shumë çokollatat dhe sheqeri, prindërit duhet të ndërgjegjësohen në mësimin e fëmijëve me larjen e dhëmbëve pas konsumimit të këtyre produkteve. Shoqëria jonë ndoshta është e painformuar rreth rëndësisë së shëndetit të dhëmbëve por familjet duhet të përpiqen të shkojnë vetë dhe të çojnë fëmijën një here në 6 muaj tek dentisti. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti