Bashkë me dimrin mund të themi se fillon dhe stina e gripit, ftohjeve, virozave e sëmundjeve të ngjashme. Të gjitha këto kërcënojnë seriozisht shëndetin e fëmijëve sepse ato rrezikohen më shumë se të gjithë nga gripi apo pneumonia.
Në krye të sëmundjeve më të përhapura tek fëmijët mund të radhisim gripin dhe ftohjen. Një ftohje e thjeshtë e cila mund të fillojë me pak dhimbje fyti, krruarje, hundë të zëna mund të degradojë në temperature, lodhje e përgjithshme, kollë e acaruar, të vjella apo diarre nëse nuk merren masa. Nuk ekziston një ilaç i caktuar i cili të zhdukë virusin që ka hyrë në trupin tonë. Prandaj ne duhet të përpiqemi të mbajmë nën kontroll sëmundjen dhe të pengojmë avancimin e saj.
Shenja si ulja e zërit, tharja e fytit, djegie, dhimbje, vështirësi në gëlltitje, ndjeshmëri ndaj ushqimeve me kripë etj, mund të jenë shenja të farangjitit. Krahas kurës së dhënë nga mjeku fëmija nuk duhet të mbahet në ambiente me shumë njerëz dhe ku pihet duhan.
Çfarë duhet të bëjmë?
Sinoziti shfaqet me dhimbje në mes vetullave, faqe dhe pjesën e ballit dhe sekrecione në hundë. Me uljen e temperaturave mund të shoqërohet dhe me bllokim të hundëve. Për mos përkeqësim të situatës sugjerohet hapja e hundëve me ilaçe ose sprei. Edhe marrja e lëngjeve të bollshme parandalon sekrecionet e hundës. Nëse nuk merret seriozisht sinoziti mund të shkojë deri në operacion. Edhe pneumonia që mund të shfaqet tek fëmijët mund të përkeqësohet aq shumë sa të shkaktojë dhe vdekjen. Gripi dhe rrufa mund të përgatisin terrenin për pneumoninë. Fëmijët duhet të vaksinohen rregullisht dhe në kohë, të ushqehen në mënyrë të ekuilibruar dhe fëmijët nën 6 muajsh të ushqehen me gji për t’u mbrojtur nga pneumonia. Fëmijët duhet të mbahen larg ambienteve ku pihet duhan dhe ato të pa ajrosura. Pneumonia mund të shfaqet me shenja si temperature, ethe, kollë dhe sekrecione me ngjyrë jeshile ose me gjak. 02/2012


