Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Shokë me fëmijët edhe në botën virtuale

Fëmijët mund të krijojnë miqësi të papërshtatshme në internet dhe të transmetojnë gjithashtu informacione të papërshtatshme dhe kjo ndikon negativisht në zhvillimin e tyre.

Për të eliminuar apo parandaluar rrezikun e ndikimit negativ, prindërit duhet të zënë miqësi me fëmijët e tyre në botën virtuale dhe t’i kontrollojnë vazhdimisht.

Një nga kërkesat themelore dhe më të rëndësishme të shoqërisë së sotme është “përdorimi i drejtë dhe produktiv i informacionit”. Zhvillimet në rrjetet sociale sjellin me vete dhe shqetësimin e sigurisë dhe të fshehtësisë.

Te përdoruesit e medieve sociale ekziston gjithnjë rreziku i hapjes së një faqeje në emrin tënd, i përdorimit të informacionit për qëllime fitimprurëse dhe krijimit të shoqërive të papërshtatshme të fëmijëve. Këto shqetësime sa vijnë e shtohen me kalimin e kohës.

Prindër, ja si të veproni

Sot një fëmijë i çdo moshe mund të hyjë në rrjetet sociale dhe të regjistrohet si anëtar. Këto fëmijë të regjistruara në rrjetet sociale kalojnë një pjesë të madhe të kohës para internetit.

Fëmijët mund ta përdorin internetin për shkëmbimin e detyrave, ndarjen e një informacioni me shokët, shoqet por harxhimi i kohës para tij duke krijuar shoqëri negative dhe duke ndarë informacione të papërshtatshme për moshën ndikon negativisht në zhvillimin e tyre.

Për të kontrolluar këtë situatë nënat dhe baballarët duhet të përpiqen të përdorin rrjetet sociale dhe të bëjnë shoqëri me fëmijët e tyre.

Nëse nuk e njihni kompjuterin, atëherë bëni mirë të shkoni në një kurs. Nëse nuk mund ta bëni dhe këtë atëherë kërkoni nga të afërmit tuaj të zënë shoqëri me fëmijët tuaj në botën virtuale dhe t’i përcjellin dhe vëzhgojnë ata./zeri/ 12/11

 

Edona Hoxha

/komuniteti