Përforcimi i sistemit imunitar luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve.
Nëse nuk tregohemi të kujdesshëm me ushqyerjen mund ta kemi shumë të vështirë kalimin e dimrit. Ja ç’na këshillojnë specialistët për kalimin sa më lehtë dhe më me pak sëmundje të dimrit:
Peshk për vitaminën d
Ja dhe dimri u afrua. Dielli tani nuk ngroh si më parë. Kjo do të thotë se do të ngelemi pa vitaminën d.
Konsumimi një ose dy herë në javë i peshkut do të plotësojë nevojën tonë për vitaminë d.
Vitamina c e domosdoshme për sistemin imunitar
Konsumimi i frutave apo zarzavateve që përmbajnë vitaminën c është i domosdoshëm për përforcimin e sistemit imunitar.
Agrumet, majdanozi, zarzavatet me ngjyrë jeshile janë një burim i rëndësishëm i vitaminës c dhe në të njëjtën kohë përforcojnë sistemin imunitar.01/2013


