Kur fillon shtatzënia? Brenda sa ditëve shfaqet pas marrëdhënieve seksuale? Shtatzënia fillon në momentin e pllenimit të njërës prej vezëve të krijuara nga vezoret nga sperma e ardhur nga mashkulli.
Periudha e filluar nga ky çast deri në fund të javës së tetë quhet periudha embrionike (fëmija quhet embrion). Ndërsa periudha nga java e tetë deri në fund të shtatzënisë quhet periudha fetale (fëmija quhet fetus).
5-6 ditë pas pllenimit, embrioni i vendosur në shtresën e brendshme të mitrës fillon të lëshojë hormonin e shtatzënisë, i njohur si hcg. Pika kyçe në testet e shtatzënisë qëndron pikërisht në diagnostikimin e këtij hormoni.
Me vazhdimin e shtatzënisë, hormoni b-hcg fillon të shtohet në gjak dhe të dalë në urinë, testet e zhvilluara me urinë dalin pozitivë. Ndërsa testi i gjakut përcakton sasinë e hormonit b-hcg. Për këtë arsye me anë të testit të gjakut mund të mësohet më shpejt nëse femra është shtatzënë apo jo, pa pasur nevojë të presë vonesën e menstruacioneve.
Testet e urinës nuk janë aq të sigurta sa testet e gjakut. Mundësia e gabimit në testin e urinës është e pakët, sepse ka shumë hormon b-hcg. Por nëse testi paraqitet negativ, atëherë duhet të përsëritet edhe një herë më vonë sepse mund të jetë fillimi i shtatzënisë.
Hormoni b-hcg i diagnostikuar në analizën e gjakut, krahas përcaktimit të shtatzënisë përdoret dhe në përcaktimin e shtatzënisë së jashtme, aborteve etj. 02/2012


