Nuk është shumë e lehtë ta bësh fëmijën të heqë dorë nga zakoni i thithjes së gishtit i cili zëvendëson gjirin e nënës.
Thithja e gishtit është një sjellje e shfaqur që në muajt e parë të jetës së fëmijës. Kjo sjellje e praktikuar nga fëmijët për të qetësuar veten mund të shfaqet para nesh me kalimin e kohës në çdo rast kur fëmija nuk ndihet i qetë apo në mungesë të nënës.
Përpjekja për të thithur gishtin sa herë që fëmijët qajnë apo ndjejnë ndonjë shqetësim me kalimin e kohës shndërrohet nga një lidhje në vartësi. Megjithëse ekzistojnë shumë mënyra dhe forma për të mundësuar qetësimin e fëmijës apo komunikimit me ta.
Në vitet në vazhdim është shumë e vështirë të heqësh dorë nga thithja e gishtit i cili zëvendëson gjirin e nënës. Cilësia e lidhjes emocionale të thurur me fëmijën, kuptimi i drejtë i nevojave të tij dhe plotësimi i tyre në kohën e duhur e forcon më shumë këtë lidhje.
• ai do të qetësohet nëse në krevatin e tij vendosim objekte apo lodra të cilat e ndihmojnë të flejë më i qetë.
• nënvlerësimi apo tallja e fëmijës për sa i përket zakonit të thithjes së gishtit nuk duhet të përdoret si një zgjidhje për ta shpëtuar nga ky ves.
• shqetësimi në lidhje me shëndetin dhe zhvillimin e tij duhen shpjeguar me shprehje të qarta.
• kjo nuk duhet shndërruar në një luftë mes nënës dhe fëmijës.
• fokusimi mbi sjelljet pozitive, lavdërimet me fjalë, shpërblimet e vockla nxitëse janë secila nga një metodë zgjidhjeje për ta shpëtuar fëmijën nga ky zakon.
Në mes të veçorive të përbashkëta të fëmijëve të cilët shfaqin sjellje si thithja e gishtit apo ngrënia e thonjve mund të themi se të gjithë këto fëmijë zbatojnë një sjellje të tillë kur janë të shqetësuar, kur ndihen të vetmuar dhe në momentet kur të rriturit ndërhyjnë në sjelljet e tyre. Krahas kësaj mundësia e shfaqjes së zakoneve të tilla tek fëmijët të cilët nuk luajnë me bashkëmoshatarët e tyre apo qëndrojnë të veçuar është më e madhe.
Zakoni i ngrënies së thonjve mund të fillojë dhe nga imitimi i një personi tjetër në rrethin e tij të afërt në periudhën parashkollore. Në rastet kur fëmijët janë të stresuar, nuk arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre dhe nuk marrin interesin e shumëpritur nga të rriturit ky zakon mund të shndërrohet në një ves të krijuar nga shqetësimi, ankthi i brendshëm.
Para se të përpiqeni të zgjidhni këto sjellje të cilat mendoni se shfaqen shpesh duhet shikuar me shumë kujdes marrëdhënia e ndjenjave reciproke në lidhjen e krijuar me fëmijën sipas procesit tuaj familjar dhe mundësia e ekzistimit apo jo të faktorëve tjerë nxitës të këtyre sjelljeve. Në rast të shfaqjes së sjelljeve të vazhdueshme të cilat përsëriten shpesh atëherë këshillohet kontaktimi i një specialisti. 07/2012


