Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si mund të bëhemi nënë argëtuese?

Gjithmonë loja dhe lodra te njëjta... Me siguri fëmijët tuaj janë mërzitur nga përsëritja e gjërave të njëjta, atëherë……e si t\'iu mundësojmë që të argëtohen ? çfarë thoni që ne nënat të bëhemi pak më argëtuese ?! Kaloni kohë kualitative së bashku. Po si ?

Gjithmonë loja dhe lodra te njëjta...

Me siguri fëmijët tuaj janë mërzitur nga përsëritja e gjërave të njëjta, atëherë……e si t\'iu mundësojmë që të argëtohen ? çfarë thoni që ne nënat të bëhemi pak më argëtuese ?!

Kaloni kohë kualitative së bashku. Po si ?

1. Përgadisni ushqim së bashku

Fëmijëve ju pëlqen shumë që të punojnë në kuzhinë bashkë me nënat e tyre. çka do që bëni në kuzhinë lerëni t’ju ndihmojë, duke i dhënë copa të vogla brumi le tua japin formën si dojnë ata dhe në fund piqeni që ta hajnë atë qe e kane bërë vet me duart e tyre, kjo do ti argetojë pa masë.

2. Piknik në natyrë.

Piknikun fëmijët e dojnë shumë. Përgadisni disa senduiçe, pemë, lëngje. Pra pregaditni një sepet të vogël me gjëra ushqimore dhe dilni në piknik.

3. Loja fshehtas

Kjo lojë i emocionon shumë fëmijët dhe i argeton jashtë mase. Këtë lojë e dimë të gjithë.Pra fshihemi për ta gjetur njëri- tjetrin ose duke fshehur diçka dikund dhe ti themi fëmijut ta gjejë atë. Pra kush është më i shpejtë në gjetje.

4. Luani bowling në shtëpi.

Përdorni shishet e zbrazëta dhe renditini ato dhe per të mos bërë zhurmë me top merrni një lëmsh dhe gjuani shishet me të.

5. Palimi i letrave- bërja e figurave të ndryshme me letër.

Pas lojrave teknologjike e kemi harruar fare këtë lojë, e cila jo vetëm fëmijët por edhe neve do të na argëtonte shumë. Por njëkohësisht do ta verë trurin e fëmiut në funksion.

6.Formoni shtëpiza.

Në shtëpi me ndihmën e qarqafëve, plafave formoni një shtëpizë dhe brenda futni të gjitha lodrat që i dojnë fëmijët tuaj. Kjo do t\'ju mundësoj krahas argëtimit të zhvilloj edhe fantazitë e tij.

7. Kërcim në numra.

Ti kthehemi pak fëmijërise

Besoj që të gjithë ne e kemi luajtur këtë lojë, kërcimi në një këmbë në numra të vizatuara me shkumës në tokë. Kush ka kopsht në shtëpi kjo do të ishte një lojë ideale për fëmijët tuaj.

8. Ditët e veqanta.

Caktoni ditë të veqanta me fëmijët tuaj, p.Sh. Dita e veqantë për pica, dita e veqantë për të shkuar te këndi i fëmijëve, etj.

9. Mimika dhe gjestet.

Caktoni një fjalë ose një emer të cilën do ta përshkruani me mimika dhe gjeste pa folur farë kurse fëmijët tuaj të mundohen ta gjejnë atë, apo anasjelltas.

10. Barcoleta dhe gjegjëza.

Lexoni së bashku barcoleta dhe qeshni. Po ashtu edhe gjegjëzat janë të këndshme për fëmijë dhe padyshim ndihmojnë që të mesojnë shumë gjëra.

Ka edhe shumë lojra të tjera të cilat mbetet ti zbuloni vet. Bëhuni fëmijë me fëmijët tuaj. Harroni për pak qaste rregullat, principet, ligjet, brengat tuaja dhe bëhuni nënë argëtuese. 12/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti