Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si të drejtojmë flokët me onde?

Kujdes kur trajtoni flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë.

Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë, kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët. Në rast se flokët e t’u kanë valëzim natyral, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin.

Jepu shkëlqim ondeve. Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara. Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim.

Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta. 02/2013

/komuniteti