Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si t’i mësoni fëmijët me rregullimin e dhomës

Kur në shtëpi ndodhet një fëmijë, nuk është e çuditshme të shihni rrëmujë në çdo cep të saj duke filluar nga kuzhina e deri tek korridoret e dhomat e gjumit. Sigurisht, rrëmuja më e madhe bëhet në dhomat e tyre. Pra, si mund t’i mësojmë fëmijët të bëhen të rregullt?

Në këtë pikë, nëna dhe babai duhet të bashkëveprojnë dhe të marrin vendime të përbashkëta. Krahas kësaj, nëse ju vendosni disa rregulla të lehta për t’u kuptuar, mund të lehtësoni mësimin e fëmijës me rregullin.

Objektivi juaj në mbajtjen me rregull të dhomës dhe lodrave të fëmijës duhet të jetë përcaktimi i lojës së tij të parapëlqyer dhe mbajtja e lodrave më të përdorura në dhomë. Vendosni një kuti në një vend të papërdorur të shtëpisë suaj dhe mësojeni fëmijën të vendosë në kuti lodrat me të cilat nuk dëshiron të luajë apo është mërzitur.

Një rrugë tjetër e minimizimit të rrëmujës tek fëmijët e vegjël është heqja e një pjese të lodrave për një periudhë kohore dhe ruajtja e tyre për t’u nxjerrë më pas. Veçanërisht fëmijët e vegjël mund të gëzohen edhe më shumë kur shohin lodrat e fshehura, sepse mund t’u duken si të reja.

Nëse ruani një pjesë të lodrave të fëmijës në një kuti, atëherë zgjidhni një kuti me ngjyrë të hapur dhe të ulët. Në këtë mënyrë mund të gjeni lehtë çdo lodër të kërkuar nga fëmijët. Ata nuk mund të shohin çfarë ka brenda në kuti kur mbyllet kapaku. Lodrat vendosen njëra mbi tjetrën dhe pjesa poshtë fshihet. Nëse lodrat do t’i vendosni njëra mbi tjetrën në vijë horizontale, fëmija do t’i hedhë jashtë të gjitha për të gjetur lodrën e kërkuar. Por nëse lodrat vendosen në vijë vertikale, ato do të qëndrojnë të ndara dhe të shihen më lehtë.

Nëse zhvilloni organizime të tilla bashkë me fëmijën dhe e ktheni këtë në një mjet zbavitjeje, atëherë fëmija do të mësohet dhe do t’i mbledhë me dëshirë lodrat.

Motivimi

Organizimi përbën një pjesë të madhe të nxitjes së fëmijës në mbajtjen pastër të dhomës. Specialistët pohojnë se fëmijëve u pëlqen të qëndrojnë në dhoma të çrregullta dhe se nuk shqetësohen për këtë fakt.

Po çfarë mund të bëjnë prindërit për të pasur fëmijë më të ndërgjegjshëm? Në fillim përcaktoni në mënyrë të qartë dhe të shkurtër qëllimin e pastrimit. Përdorni sa më pak fjalë, sepse fëmijët bëjnë çfarë bëni ju dhe jo çfarë thoni ju.

Edhe prindërit duhet të mbajnë pastër dhe pjesët tjera të shtëpisë krahas dhomës së fëmijëve. Nëse nëna mban me rregull kuzhinën, edhe fëmija do të përpiqet të mbajë pastër e të sistemuar dhomën e tij.

Fëmijët dëshirojnë të rriten vazhdimisht. Rruga e vetme e rritjes është bërja e gjërave që bëjnë të rriturit dhe imitimi i tyre. Pra, nëse prindërit janë të rregullt, edhe fëmija do të jetë i rregullt. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti