Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si t’i ushqejmë fëmijët që s’kanë oreks

Nëse fëmija juaj nuk ka oreks, e keni të vështirë të vendosni rreth ushqimit që duhet t’i jepni çdo vakt. Shumë nëna dhe baballarë kanë të njëjtën ankesë. ?farë duhet të bëni për të hapur oreksin e fëmijës?

Në adresën “Ehow” paraqiten rrugët e shtimit të alternativave të ushqimit tek fëmijët pa oreks:

1. Hani herët darkën: shumë fëmijë kanë uri kur kthehen nga shkolla pasdite. Kjo kohë mund të jetë periudha më e mirë e ushqyerjes dhe më vonë në darkë mund t’i jepni diçka të lehtë. Kjo vlen në rast se fëmija nuk ka ngrënë shumë në drekë. Por nëse ka ngrënë mirë në drekë, mos tentoni ta ushqeni kur të kthehet nga shkolla. Prisni sa ta marrë uria.

2. Ushqejeni pak nga pak: në pjatën e fëmijës vendosni pak nga ushqimi juaj dhe pak nga ushqimi i tij i preferuar. P.sh nëse i pëlqen pula vendosini pulë dhe shtojini pak zarzavate. Tregohuni të qartë që nëse ha zarzavatet mund të kalojë tek pula.

3. Vendoseni gjellën në porcione më të vogla: zakonisht e mbushim pjatën më shumë se ç’duhet. Por kjo situate është e rrezikshme për fëmijët pa oreks. Vendoseni gjellën e fëmijës në pjata më të vogla dhe në porcione të vogla. Në këtë mënyrë i jepni fund dhe luftës së ushqyerjes.

4. Tregohuni të durueshëm gjatë të provuarit për here të parë të një ushqimi: fëmijët ndonjëherë nuk e pëlqejnë gjellën e shërbyer ose nuk preferojnë të provojnë shije të reja. Nëse i sherbeni fëmijës një gjellë të re, atëherë vendosni një ose dy pjesë në pjatë. Por theksojani që herën tjetër do t’i vendosni më shumë në pjatë.

5. Lëreni të hajë diçka ndryshe nga ushqimi një here në javë: lejojeni të hajë një tost, sanduiç apo misër një here në javë. Le ta vendosë vetë në ç’ditë dhe në ç’vakt dëshiron ta konsumojë.

6. Thurni lojëra të ndryshme: shumica e fëmijëve pëlqejnë shumë lojërat. Prandaj provoni të bëni lojëra të përshtatshme me moshën e fëmijës gjatë darkës. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti