Përzierjet dhe të vjellat në mëngjes janë diçka e përhapur tek gratë shtatzëna. Megjithëse këto shenja shihen më shpesh në mëngjes, tek disa gra të tjera mund të zgjasin gjatë gjithë ditës.
Nëse ndiqni këto këshilla do ta keni më të lehtë të kaloni përzierjet e mëngjesit sipas “The American Academy of Family Physicians”:
- për të parandaluar urinë e theksuar apo ngopjen e tepërt, hani pak dhe shpesh në vend të tre vakteve në ditë.
- në vend të produkteve të pasura me yndyrë dhe erëza, zgjidhni ushqime më të lehta dhe të shëndetshme.
- qëndroni larg ushqimeve të cilat ngacmojnë më shumë stomakun tuaj dhe ju shkaktojnë të përziera.
- konsumoni ushqime me karbohidrate si orizi i bardhë dhe patate në furrë.
- pranë shtratit mbani ushqime të kripura dhe hani disa prej tyre çdo mëngjes para se të ngriheni nga shtrati.
- për të parandaluar nxënien nga makina përdorni mbrojtëse kyçi, e cila ushtron presion mbi kyç.
- disa gra ndikohen shumë nga era e hekurit e gjendur në vitamina gjatë periudhës së shtatzënisë. Nëse edhe tek ju ekziston një ndjeshmëri e tillë, këshillohuni me mjekun tuaj. 02/2012


