Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si të organizoni një pervjetor romantik

Dashuria do të meritonte të festohej çdo ditë, por kur afrohet data e përvjetorit të fejesës, apo martesës, gjithmonë ndjehet dëshira për të organizuar diçka speciale për personin që duam. Ja sesi mund të realizoni gjithçka sa më mirë:

1. Mund të prenotoni tavolinë për ndonjë darkë në ndonjë restorant, mundësisht të shoqëruar me petale trëndafilash mbi tavolinë, apo edhe me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar në sfond.

2. Mos harro të befasosh partneren/partnerin me një dhuratë origjinale, qoftë edhe ndonjë udhëtim jashtë shtetit në një vend sa më romantik (nëse buxheti ua lejon), apo ndonjë stoli që do t’i mbetej në kujtesë.

3.Nëse buxheti juaj është i limituar, atëherë luani “kartën” e emocionit. Propozojini dashurisë tuaj një shëtitje, apo një xhiro me makinë, me qëllimin për ta dërguar në një vend “surprizë” që është i rëndësishëm për historinë që keni. Për shembull, vendi i puthjes së parë, ai ku i keni deklaruar dashurinë njëri-tjetrit, apo ku keni kryer marrëdhënie për herë të parë. Mjafton një gjest i vogël, për të theksuar dashurinë tënde. 05/2012

/komuniteti