Te kaloni dhe te jetoni nje ndarje mund te jete me e thjeshte sesa e keni menduar, fale vetem disa keshillave praktike.
Ndarje dhe mbarimi i nje historie dashurie , ne pergjithesi perfaqesojne nje ndryshim rrenjesor ne jeten e kujtdo. Ky moment mund te shfrytezohet si nje mundesi per te rilindur, sepse ka jete edhe pas divorcit, pra te marrim masa per te kaluar me pozitivitet kete periudhe sa me shpejt. Ka disa ide praktike qe te ndihmojne te kaloni kete ndryshim te madh me me shume lehtesi dhe te gjesh energjine, qetesine dhe optimizmin e duhur.
Lejoni qe tju ndihmojne nje planifikues divorci
Pervec se ti besoheni nje avokati dhe miqve tuaj, mund te ti drejtoheni kesaj figure te re, e cila do te kujdeset per ju dhe te organizojje gjithcka qe do te kujdeset per ju dhe te organizoj gjithcka qe do te duhej per tju rikthyer ne ate qe quhet jete e re prej beqareje te lumtur. Ajo te organizon dhe te le takimin per te hequr tatuazhet qe ju kujtojne te dashurin, te mban ne kontroll financat, ben nje ristilim fizik dhe psikologjik. Me pak fjale nje vije e mesme mes konsulentitdhe \"gjithe beresit\".
Beni nje feste divorci
Ndryshimet e dhimbshme sjellin dicka pozitive. E kush eshte menyra me e mire se sa nje feste me miqte per te festuar fillimin e nje jete te re? Planifikuesi i divorcit merret dhe me kete, por mund te organizohesh duke i bere vete dhe duke marre mbeshtetjen e miqve.
Gjej nje ekuiliber tjeter
Bej dicka qe te nevojitet per te shkarkuar nervozizmin dhe dhimbjen, hyni ne harmoni me vetveten, filloni cdo aktivitet qe per ju duket i pershtatshem.
Udhetimet per single
Me te preferuarat jane udhetimet e gjata me anije ne det. Ju duket paksa deprimuese? Aspak, shiheni ne kete menyre te pakten nuk do tju duhet te rrini ne nje fshat mbushur me familje apo cifte te lumtura.
Rimerni rolin tuaj
Mbrohuni nga kriza. Kerkoni te jeni te mbrojtur ne nivelin ekonomik, sepse te perballesh me disa nga shpenzimet vetem mund te ndikoje me shume se sa e kishit menduar, keshtu qe eshte me mire te mos gjendeni me llogarine gjysme bosh. Limitoni kryesisht te berit pazar dhe sidomos blerjet e shtrenjta. 09/2012

