Në moshën 3-vjeçare plotësohet zhvillimi gjuhësor dhe shumica e fëmijëve mund të shfaqin çrregullime në shprehitë e përdora.
Kjo situatë rregullohet me kalimin e kohës por duhet pasur shumë kujdes ndaj faktorëve që shkaktojnë belbëzimin dhe çrregullimet e rrjedhshmërisë.
Shenjat e belbëzimit
• Përsërit më shumë pjesëza të fjalëve dhe kjo është më e shpeshtë se përsëritja e fjalëve të plota.
• Kur një pjesë e fjalës përsëritet më shumë se dy herë. Përsëritjet bëhen nën një ritëm të çrregullt.
• Mund të ndalet disa sekonda mbi një shkronjë.
• Kur zgjatjet e shkronjave janë më të gjata se zgjatjet e heshtura apo kur zgjatjet e heshtura janë më të shpeshta se përsëritjet e shkronjave.
• E folura mund të shoqërohet me lëvizje të pakontrolluara (mbyllja e syve, lëvizjet e kokës , shtrembërim i buzëve).
• Mund të mbajë një qëndrim negativ ndaj të folurit.
• Mund të vërehen ndryshime në tonin e zërit gjatë kohës kur flet.
Me anë të terapisë së të folurit është e mundur kontrollimi i belbëzimit tek fëmijët dhe të rriturit dhe zhdukja e lëvizjeve te shfaqura kur personi flet. Motivacioni dhe pjesëmarrja e personit ndikon në suksesin e terapisë.
Pjesëmarrja e familjes është e domosdoshme në terapinë e fëmijëve. Nëse shfaqen faktorët e mësipërm të riskut dhe nëse çrregullimet në rrjedhshmërinë e të folurit vazhdojnë 3 - 6 muaj duhet të kërkohet një vlerësim nga ana e specialistit për çrregullimet e të folurit.
Si duhet të sillen nëna dhe babai me fëmijën?
• Mos tentoni të përfundoni ju fjalët e filluara nga fëmija.
• Dëgjojeni me durim kur flet dhe jepini aq kohë sa i duhet për të përfunduar fjalinë e filluar.
• Mos e lini mënjanë kontaktin e drejtpërdrejt të syve kur flisni me fëmijën.
• Mos e stresoni atë duke e nxitur të lexojë ndonjë vjershë në prani të të tjerëve.
• Le të mësohet të flasë ngadalë dhe qetë, pa u nxituar.
• Mundohuni të përqendroheni dhe t’i jepni rëndësi më shumë asaj ç’ka thotë fëmija dhe jo mënyrës si e thotë.
• Asnjëherë mos kritikoni të folurin e tij.
• Bëhuni pjesë e terapisë së fëmijës bashkë me specialistin e gjuhës dhe çrregullimeve në të folur. 02/2012


