Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si të mbani zemrën e shëndoshë në menopauzë!

Sporti në skuadër mund të ndihmojë në kompensimin e rënies së estrogjenëve te femrat në menopauzë.

Këto hormone, niveli i të cilave bie në mënyrë të ndjeshme janë thelbësorë, për shëndetin e zemrës. Rëndësia e aktivitetit fizik në këtë periudhë për femrën është treguar nga një studim i Universitetit të Copenaghen në Danimarkë, studim i publikuar në revistën “American Journal of Physiology”.

Michael Nyberg, njëri nga autorët e studimit shprehet se, “Estrogjenët, hormonet seksualë femërorë janë të rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular të femrave, ndaj me rënien e nivelit të tyre gjatë menopauzës, rritet rreziku i presionit të lartë në gjak si dhe i sëmundjeve kardiovaskulare.

Presioni rritet mesatarisht me 10% te femrat në menopauzë, duke shtuar komplikimet në zemër”. Por gjatë mbajtjes në vëzhgim të një grupi femrash në menopauzë të cilat iu nënshtruan aktiviteteve fizike, u vu re se rreziku i sëmundjeve të zemrës u reduktua në masën 40%. 03/2014

E...d...a... <3<3<3<3<3

/komuniteti