Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Sindromi reye

Sindromi Reye është një sëmundje e rrallë që femijët mund ta marrin derisa janë duke u shëruar nga ndonjë infeksion viral të tillë si gripi , të ftohtit ose lija.

Për atë se pse shkaku i sëmundjes është i pa njohur , studimet kanë gjetur se femijët që marrin aspirinë kur ata kanë ndonjë sëmundje të shkaktuar nga një virus , gjasat janë më të mëdha për të fituar këtë sindrom.

Që nga viti 1986 prodhuesve amerikan të aspirinës u është kërkuar që të përfshijnë një paralajmërim në etiketat e prodhimeve të tyre kundër dhënjës së aspirinës tek fëmijët gjatë simptomave të gripit apo të lijës. Dhe duke mos e ditë se kush ështe shkaktari i simptomave të sëmundjes së fëmijës tuaj asnjëherë dhe për asnjë arsye mos i jepni fëmijës tuaj aspirinë.

Sindromi Reye mund të godasë këdo në çfardo moshe , por zakonishtë prek fëmijët e moshës ndërmjet 4 dhe 12. Dhe derisa kjo mund të ndodh në çdo kohë të vitit , normat janë më të larta gjatë muajve të sezonit të gripit janar , shkurt dhe mars.

Sindromi Reye shumë shpesh diagnosifikohet gabim për shkak së është shumë i rrallë. Për shembull mund të diagnostifikohet si encefalit , meningjit , dijabet , mbidozë droge apo helmim.

Reye prek të gjitha organet e trupit , por shkakton dëme më të rënda të mëlqisë dhe të trurit. Nëse nuk trajtohet , sëmundja mund të shpie në mos funksionimin e mëlqisë , dëmtimin e trurit dhe madje të shkaktoj vdekjen.

Nëse ju mendoni se fëmija juaj mund të ketë sindromin Reye , konsiderojeni këtë si një urgjencë mjekësore dhe dërgojeni tek mjeku menjëherë. Një diagnozë e herëshme mund të përmirsojë ndjeshëm shanset e fëmijës për të mbijetuar.

Cilat janë simptomat e sindromit Reye?

Simptomat e sindromit Reye mund të shfaqen gjatë një sëmundje virale , por ato më së shpeshti shfaqen 1-2 javë me vonë. Një femijë me sindromin Reye mund të ketë por edhe mund të mos ketë ethe , ndërsa simptomat e tjera shpesh zhvillohen në faza.

Shenja e parë është zakonisht e vjella e vazhdueshme . Simptoma të tjera të herëshme mund të përfshijnë diarre , apati , pagjumësi dhe letargji.

Me përparimin e sëmundjes e cila ndikon në tru fëmija mund të bëhet nervoz , hiperaktiv dhe luftarak. Ai mund të ketë kriza konvulzione dhe jermi dhe mund të shkoj deri në një gjendje kome. Nëse fëmiu nuk merr trajtimin e duhur mund të vdes.

Gjithësesi një fëmijë me ndonjë sëmundje tjetër më pak serioze mund të ketë keto simptoma te ngjashme gjithashtu. Kjo sëmundje nuk prek edhe shumë veta ,përafërsishtë , në SHBA raportohen rreth vetëm 50 raste në vitë. Megjithatë , për shkak se trajtimi i herëshëm është aq i rëndësishëm , ne duhet të tregohemi të kujdesshëm. 12/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti