Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Studim: muzika, televizioni, leximi dhe depresioni!

Adoleshentët të cilët janë dëgjues të etur të muzikës kanë një rritje të shprehur të rrezikut për çrregullimin e depresionit madhor (çdm), përderisa ata të cilët janë lexues të etur me sa duket kanë një rrezik shumë më të vogël për çdm, sugjerojnë hulumtimet e reja.

Crregullimi i depresionit madhorë është një sëmundje në të cilën ndryshe nga depresioni i zakonshëm personi ndjehet i pikëlluar, i humbur, i zemëruar dhe i frustruar për një kohë më të gjatë duke ndikuar në jetën e përditshme.

Në studimin e bërë me më shumë se 100 adoleshent, hulumtuesit gjetën se adoleshentët të cilët dëgjuan muzikë më shumë kishin mundësi 8.3 herë më shumë për çdm se personat të cilët janë ekspozuar më pak ndaj muzikës. Në kontrast nga ky fakt adoleshentët të cilët lexonin më shumë kishin shumë më pak mundësi për të fituar çdm.

,,nuk ishte befasi fakti që ne gjetëm një lidhje ndërmjet muzikës dhe depresionit, por ishte një befasi që kjo lidhje ishte shumë e fuqishme,’’ tha për medscape medical news, udhëheqësi i studimit brian a. Primack, md , asistent profesor i mjekësisë dhe pediatrisë në universitetin e shkollës së mjekësisë së pitsburgh-it në pensylvania.

Hulumtuesit theksojnë se këto zbulime nuk japin përgjigje rreth pyetjes nëse përdorimi i rritur i muzikës e rritë rrezikun për zhvillimin e çdm apo ndoshta personat me depresion dëgjojnë më shumë muzikë.

Eshtë e mundshme që të jetë edhe kjo e fundit sepse personat me çdm zakonisht kanë mungesë të përqendrimit të nevojshëm për të lexuar apo për të kryer detyra të tjera që kërkojnë përfshirjen e aftësive të larta kognitive (të njohjes).

Ky studim është publikuar ne botimin e muajit prill të archives of pediatric and adolescent medicine.

Indikatorë për sëmundje mendore?

‘’prapë , unë mendoj përdorimi i këtyre medieve mundë të shërbejë si indikatorë (tregues) i shëndetit mendorë, veçanërisht kur një media përdoret tepër ndërsa aktivitetet tjera lihen anash.Kjo mundë të jetë shenjë për prindërit dhe kliniqistët për tu kushtuar vëmëndje.Neve na duhet çfarëdo ndihme qoftë për të diagnostifikuar depresionin e adoleshentëve, që është një gjendje mjaftë e trishtueshme.

‘’ekspozimi i tanishëm ndaj medieve për rininë e moshës nga 8 deri 18 vite është vlerësuar mesatarisht në më shumë se 10 orë në ditë,’’ thonë hulumtuesit,të cilët theksojnë në komunikatë se çdm prek 1 në 12 adoleshent.

‘’pasiqë ekspozimi ndaj medieve tani është shumë i lartë, ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të zbulojmë lidhjen që gjendet ndërmjet tyre dhe rezultatet në shëndet,’’ tha dr.Primack.

Në një studim të mëparshëm të raportuar nga medscape medical news, dr. Primack dhe kolegët e tij gjetën se përdorimi ekstremishtë i lartë i televizionit nga adoleshentët pjesëmarrës në anketën kombëtarë të shëndetit të adoleshentëve kishte rritur në mënyrë të theksuar shanset për zhvillim të çdm tek të rinjtë.

Në këtë studim, ata vlerësuan të dhënat e 106 adoleshentëve (mosha mesatare, 12.7 vjeqarë; 63.2% femra; 88.7 të racës së bardhë)të cilët morrin pjesë në studimin për depresionin dhe anksiozitetin e fëmijëve dhe adoleshentëve ndërmjet vitit 2003 dhe 2008. Prej këtyre, 46 prej tyre u diagnostifikuan se kishin çdm dhe 60 u përfshin si persona të shëndetshëm.

Të gjithë pjesëmarrësve u janë dhënë celularë vetëm me mundësi përgjigjeje dhe pjesëmarrësit kanë pranuar më shumë se 60 thirrje për një periudhë prej 8 javësh. Gjatë këtyre thirrjeve, adoleshentët janë pyetur se çfarë media janë për momentin duke përdorur, duke përfshirë muzikën, televizionin apo filmat, internetin, videolojrat, dhe mediet e shtypura- të cilat mundë të jenë magazinat, gazetat, dhe/apo librat.

Hulumtuesit nuk kanë bërë pyetje specifike sa i përket medieve, siç janë pyetjet se çfarë lloji të muzikës janë duke dëgjuar.

Lëvizje për të kuptuar të vërtetën...

‘’kjo konfirmon atë që ne që moti e kemi parë, se leximi mesa duket është faktorë mbrojtës nga depresioni. Pastaj gjetja e një lidhshmërie kaq të fortë me muzikën ishte mjaftë interesante, veçanërisht fakti se kishte të bëjë më shume me muzikën dhe jo me përdorimin e televizionit,’’tha kathryn r. Cullen, md, asistent profesor në departamentin e psikiatrisë për fëmije dhe adoleshent në universitetin e minesotës të shkollës mjekësore në mineapolis dhe drejtor në programin hulumtues dhe klinik për çrregullimet në humorin e fëmijëve dhe adoleshentëve, në mendimin e dhënë për medscape medical news.

Ajo theksoi se prindërit e adoleshentëve të cilët janë trajtuar për çdm shumë shpesh i thonë asaj se lloji i muzikës që fëmijët e tyre dëgjojnë është depresive dhe se ata janë të brengosur se muzika është duke e rënduar edhe më tej depresionin.

‘’ata vijnë tek unë si psikiatre dhe më pyesin se çka duhet të veprojnë dhe se a duhet ta luftojnë këtë gjë. Andaj është shumë mirë që ka studime që kërkojnë përgjigjen e kësaj pyetje. Problemi i vetëm është se ky studim nuk hulumton llojet e muzikës. Andaj ne ende nuk e dimë përgjigjen,’’ tha dr. Cullen.

‘’ky është një studim i shkurtë dhe jo një studim i plotë,prandaj ne nuk dimë shkaktarin. Do ishte interesante të themi se muzika disi shkakton depresionin, por ne ende nuk jemi në gjendje të pohojmë këtë gjë.’’

Ajo tha se dyshimi nëse përdorimi i tepërt i çfarëdo lloji të medieve është ‘’ duke shkaktuar probleme tek fëmijët tanë sot’’ është një pyetje që mbetet për një kohë të gjatë.

‘’si klinicistë, ne kërkojmë një studim që thotë: ’po, ju duhet të veproni dhe të fikni atë tv apo muzikë’ apo një studim që thotë se nuk ka shumë rëndësi, andaj lërini të dëgjojnë muzikë sepse u ndihmon atyre. Ky është lloji i informatave që do ishte i dobishëm për prindërit,’’ tha dr. Cullen.

‘’mendoj se dobia e këtij studimi është se janë fituar të dhëna rreth lidhjes ndërmjet përzgjedhjes se medieve dhe depresionit madhorë. Meqenëse nuk jipet përgjigje për shkaktarin apo llojin e muzikës, kjo me të vërtetë forcon konceptin se fëmijët me depresion dëgjojnë më shumë muzikë dhe më pak lexojnë.’’ 04/2012

/komuniteti