Sipas një studimi të ri, personat me fizik të dobët, hanë më ngadalë se personat që vuajnë nga obeziteti, gjë e cila tregon se shpejtësia në të ngrënë luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e peshës trupore.
Ky studim i kryer nga studiues të universitetit Road Island në SHBA, u fokusua kryesisht në shpejtësinë e të ngrënit dhe llojit të ushqimit. Bazuar në këtë studim, personat e dobët hanë më ngadalë se ata që vuajnë nga obeziteti, ashtu siç kanë dallim edhe në sasinë e ushqimit të ngrënë.
Gjatë studimit, u pa se ata që hanë shpejt, konsumojnë pothuaj 88 gram ushqim në minutë, ata që hanë me shpejtësi mesatare konsumojnë 71 gram në minutë, kurse ata që hanë ngadalë, konsumojnë 56 gram ushqim në minutë.
Po ashtu, u pa se konsumimi i ushqimeve si buka e bardhë, makaronat dhe patatet, bëhet më shpejt sesa konsumimi i ushqimeve të shëndetshme për trupin. 11/2011


