Kur fëmiu juaj sillet keq mënyra më e mirë për ta larguar këtë sjellje është largimi i menjëhershëm i tij nga akti i veprimit dhe ti japim pak kohë që të jetë vetëm. Kjo teknikë, e njohur si teknika time out, është një mënyrë efikase dhe jo e dhunëshme në përmirësimin e sjelljes.
Kur fëmiu juaj sillet keq mënyra më e mirë për ta larguar këtë sjellje është largimi i menjëhershëm i tij nga akti i veprimit dhe ti japim pak kohë që të jetë vetëm. Kjo teknikë, e njohur si teknika time out, është një mënyrë efikase dhe jo e dhunëshme në përmirësimin e sjelljes. Por çfare duhet bërë që kjo teknikë të ketë sukses:
Duhet të dimë se çfarë është time out e çfarë jo
Teknika time out nuk është një denim . Është mundësi që fëmija jauj të mësoj të përballet me zhgënjimin dhe të ndryshoj sjelljen e tij. Teknika time out nënkupton që fëmiu juaj të lihet për ca çaste i vetëm. Çfardo vëmendje nga ana juaj positive apo negative do të shërbej si përforcim i sjelljes së tij. Kështu që disa çaste vetëm do të bëjnë që ai të ndryshoj qëndrimin dhe të qetësohet ( Do të ishte mirë që edhe ju te vepronit njejtë dhe të mos e gjeni veten në luftë bashkë me të.) Time out mundëson që ta shpërndaj eskalimin e situatës dhe ta percjellni atë në mënyrë joemocionale. Pëmes kësaj teknike ju mund ta edukoni fëmijën tuaj pa i dhënë një shembull negative sikurse kur bërtasim.
Duhet qenë i sigurtë që fëmija juaj është mjaft i rritur për teknikën time out
Fëmijët që sapo kanë filluar të ecin është e vështirë ti ulim, përpjekjet tona për ta bërë atë të qendroj në një vend për kohë të caktuar mund të shëndrrohet në një skenë ndjekjeje. Ja çfarë mund të ndodhë. Fëmija juaj largohet nga time out . Ju e kapni atë dhe luftoni ta ktheni në vendin e tij të qëndrimit . Ju e kërcënoni , ai qesh, i kënaqur nga kjo lojë e re apo qan i frustruar nga kërkesa juaj. Ju e kapni ai ju ik. Ndërkaq për shkak se fëmijët prej 12 deri 24 muaj e kanë përqëndrimin e kufizuar ai harron se çfarë ishte kërkesa juaj dhe ju në vendëse ta ndihmoni fëmijën tuaj të rimarr kontrollin mbi veten ju e gjeni vetën në një luftë për pushtet.
Për këtë arsye teknika time out nganjëherë nuk do të funksionojë diku deri në mes të ditëlindjes së dytë dhe të tretë të fëmijës tuaj. Duhet ndjekur sinjalet se kur ai fillon të kuptoj se çfarë është e pranueshme për tu vepruar e çfarë jo. Një e dhënë e rëndësishme është kur ai fillon të ju përkujtoj kur ju i theni rregullat qe i keni vendosur .Për shembull, në qoftëse ju kap duke vepruar diçka që ju normalisht nuk do ta lejonit atë ta bëjë ose ta thotë , ai mund të ju thotë ‘’Ju nuk duhet ta bëni këtë mami’’. Derisa fëmija juaj të tregoj këtë lloj vlerësimi në ndjekjen e rregullave , mos llogaritni në teknikën time out. Përndryshe , ai nuk do të kuptoj përse është duke u korigjuar dhe ju vet mund të frustroheni dhe ta braktisni strategjinë parakohe.
Ndërkohë mundohuni të bëni dallimin në mes të kurreshtjes natyrore të fëmijës tuaj dhe mosbindjes së qëllimshme. Kujdesuni që të ketë sa ma pak mundësi që të bëjë dinakri , dhe përdoreni argëtimin që ta drejtoni fëmijën tuaj drejt aktiviteteve më të përshtatshme. Kur fëmija juaj është duke bërë diçka që ai e dinë se është gabim dhe thjeshtë nuk don të ndalet, ju mund ta modifikoni teknikën e time out për të pasur sukses. 05/2012


