Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Terapia me gjene zvogëlon shkallën e përkeqësimit neurologjik te fëmijët

Terapia me gjene e cila e zëvendëson gjenin cln2, i cili shkakton sëmundjen neurodegjenerative që është fatale për fëmijët e moshave ndërmjet 8 dhe 12 vjet, ka qenë në gjendje të ngadalësojë dukshëm shkallën e përkeqësimit neurologjik te fëmijët e trajtuar.

Lincl (late infantile neuronal ceroid lipofuscinosis) është një çrregullim gjenetik autosomal recesiv, i cili shkakton degjenerimin e sistemit nervor qendror. është një formë e sëmundjes batten, një sëmundje e depozitimit të lizozomeve, në të cilën një material i ngjashëm me lipofuscinën nuk zbërthehet por akumulohet në neurone, duke shkaktuar çrregullim kognitiv, humbje të shikimit, pareza, dhe dëmtim progresiv të funksionit motorik.

Një studim i realizuar nga kolegji i mjekësisë cornell, në new york, ka analizuar dhjetë fëmijë me lincl të cilat i janë nënshtruar terapisë me gjene për ta zëvendësuar gjenin në defekt, cln2, nëpërmjet administrimit të gjenit human i cili ka qenë i pranishëm në një adeno-virus (aav). Autorët kanë raportuar se pas 18 muajsh ordinimi të kësaj terapie, shkalla e progresit të sëmundjes është zvogëluar në mënyrë të dukshme te fëmijët e trajtuar në krahasim me ata të cilët nuk janë trajtuar. Në bazën e këtyre studimeve, autorët kanë propozuar se janë të nevojshëm studimet shtesë të cilat do ta vlerësojnë sigurinë dhe efikasitetin e aav-gjenit ndërmjetës për trajtimin e lincl.

Edhe pse trajtimi është shoqëruar me disa efekte serioze anësore te disa nga pacientët, megjithatë nuk ka pasur ndonjë efekt të tillë i cili do ta përjashtonte përdorimin e kësaj terapie me gjene. Ky eksperiment klinik është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të terapive të reja për trajtimin e këtyre çrregullimeve neurodegjenerative të trashëguara. 03/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti