Studiuesit Italianë janë të mendimit se kanë zhvilluar një test frymëmarrjeje që do të zbulojë nëse dikush ka kancer në zorrën e trashë. Sipas kërkimit, të botuar në revistën shkencore British Journal of Surgery, saktësia e tij do të arrijë deri në 76%.
Vitet e fundit, studiuesit eksperimentohen me teste frymëmarrjeje për diagnostikimin e llojeve të ndryshme të kancerit, diabetit dhe tuberkulozit. Teknologjia e testit për zbulimin e kancerit të zorrës së trashë bazhohet në idenë se prania e tumoreve mund të çojë në prodhimin e komponimeve të paqëndrueshme, domethënë në kombinime specifike kimikatesh që nuk zbulohen te njerëzit e shëndetshëm.
Testet e kryera në 37 njerëz të sëmurë dhe 41 të shëndetshëm treguan se mund të identifikonin kancerin deri në 81%. Pas rivlerësimit të testit, saktësia ra në 76%. Megjithatë, studiuesit këtë përqindje e konsiderojnë goxha të rëndësishme.
Natyrisht, nevojiten prova të mëtejshme në më shumë njerëz. Nga ana tjetër, ekspertët besojnë se testi nuk do të praktikohet në asnjë klinikë, pasi substancat e paqëndrueshme që zbulohen në frymëmarrje janë të shumta dhe ndikohen nga faktorë të ndryshëm heterogjenë. 02/2013

