Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Trendi më i ri për bebe

Sigurisht përpos shëndetit të fëmijës gjëja që i preokupon nënat e reja e sidomos shtatzënat është se si të përgatiten për rrobat e bebes.

Klisheu i vjetër se ngjyra e kaltër është për djem dhe pembe për vajza sivjet ka ndryshuar. Tani ngjyra e gjelbër dominon tek vocërrakët e ajo vjollcë ose lejla tek vogëlushet.

Sikur në modën e të rriturve ku trendi rikthehet {vitet 60,70} ashtu edhe për të porsalindurit trendi i dikurshëm i punimeve me dorë sivjet shkëlqeu në skenë.

Trikot , batanijet, çorapët , kapelat e shallet të punuara nga leshi e pambuku jo vetëm që do ta mbajnë ngrohtë foshnjën tuaj por dukja e tij do të jetë e mrekullueshme dhe në hap me modën. Me pak para dhe pak orë thurje,modele e ngjyra të llojllojshme ju pa problem mund t’ia ofroni këtë dukje bebes tuaj. Edhe pse koha po fillon të nxehet ,pasi që po ndryshojnë shumë shpejt temperaturat do të ishte mjaft e përshtatshme që të keni afër vetes rroba të trasha për çdo rast. 03/2013

 

Shehidja

/komuniteti