Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Tronditëse 9000 aborte ne vit në Shqipëri. Për nënat që mendojnë të abortojnë ...

Njoftimi i institutit të shëndetit publik se në Shqipëri regjistrohen mbi 9000 aborte në vit (të dhëna zyrtare), ka tronditur shoqërinë shqiptare duke hapur edhe debat për ligjshmërinë e këtij fenomeni.

Për të sensibilizuar opinonin dhe për t′ju sqaruar njerëzve se çfarë në të vërtetë është aborti, portali albeu ka vendosur të publikojë një video rënqethëse ku shihet qartë se si bëhet aborti dhe çfarë ndodh gjatë këtij procesi jo njerëzor.

Urojmë që kjo video t′i bëjë të mendojnë edhe njëherë të gjithë ato nëna dhe baballarë që abortin e shohin si "shpëtim".

Ne, redaksia e portalit albeu.Com, të pozicionuar qartë kundër lejimit të abortit në vendin tonë, me qëllim të senzibilizimit të opinonit dhe ndalimin e vrasjes së foshnjeve që akoma nuk kanë lindur, publikojmë këtë video në të cilën mund të shihet se çfarë krimi është ky veprim.

Shikoni videon dhe më pas vendosni!

Ç′është aborti?

Abort quhet nxjerrja e embrionit nga mitra e femrës. Ndryshe, disa e quajnë abortin si vrasje e foshnjës para se të lindë.

Ju sugjerojme qe keto pamje te mos shikohen nga persona nen 18 vjeç dhe të dobët emocionalisht.

http://www.youtube.com/watch?v=9HjKklrCCsc&feature=player_embedded

Ndërkohë, vite më parë këngëtarja shyhrete behluli ka kënduar një këngë për abortin të cilën e ka quajtur "letër nga parajsa". Autor i tekstit është Fatmir Muja.

Dëgjoni këngën e dhimbshme dhe lexoni tekstin e mëposhtëm:

http://www.youtube.com/watch?v=O8TRaaQcvHY&feature=player_embedded

 

Letër nga parajsa

 

A nuk kishte bota

Vend edhe për mua

Apo zemra jote

Nanë s’kishte mëshirë

 

Më thanë se parajsa

është nën këmbët tua

T’më përkdhelje ti

Pata shumë dëshirë

 

E atë botë të cilën

Ti e do aq shumë

A se meritova

Ta shoh edhe unë?!

 

Veç t’kishe menduar

Nga unë si je ndarë

Pak do t’kishe qeshur

Shumë do t’kishe qarë

 

Se njërëzit gabojnë

Me atë botë mashtrohen

Por më t’mirët janë

Ata që pendohen

 

Edhe pse kam dashur

Lule për t’dhuruar

Nuk më dhimbset jeta

Që se kam jetuar

 

Se bota të cilën

Ju e doni shumë

S’është më e mirë se bota

Ku po jetoj unë

 

Vallë a kaq të vogël

Ka zemrën nji nanë

Dashurinë ndaj fëmisë

Mbrenda që se mban

 

Asnjëherë për mua

Nuk t′rrodhi pika e lotit

Asnjëherë s’mendove

Se del para Zotit

 

Se njërëzit gabojnë

Me atë botë mashtrohen

Por më t’mirët janë

Ata që pendohen  03/2012

Dita Rrustemi
Dita Rrustemi (14 vite më parë)
mundesisht korigjoni ku shkruan Zoti te jete me shkronje te madhe dhe Shqiperi ju flm per mirkuptim... si dhe linkun per vodeon tronditese.......

/komuniteti