Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Udhetimi me femije: si ta menaxhoni?

A arritëm më? Është një pyetje me të cilën shumë prindër përballen me dhjetëra herë kur udhëtojnë në një automjet mbushur me fëmijë të pakënaqur, dhe të parehatshëm. Duke ndjekur këshillat tona, udhëtimi i ardhshëm i juaji mund të jetë më kënaqshëm.

Parashikojeni skenën

Fëmijët të cilët janë të “hedhur” në mes të çantave dhe pakove mund të irritohen, andaj mos e mbushni automjetin së tepërmi. Vishni fëmijët në veshje të zakonshme, të lehta, dhe merrni me vete mbuloja dhe jastëkë për një rehati shtesë. Lejoni ata t’i heqin xhaketat dhe këpucët dhe të rehatohet për udhëtimin.

Shmangni mërzinë

Energjia rinore që vlon nëpër gjakun e tyre, nuk u lejon fëmijëve të kënaqen gjatë në një hapësirë të ngushtë në karrigen e pasme dhe të qëndrojnë aty për kohë të gjatë. Parandalojeni mërzinë, dhe sjelljen e keqe që mund të pasojë duke marrë me vete një pako me aktivitete për fëmijët. Kërkoni gjëra për lojëra të gjata si lojëra udhëtimi, letra bixhozi, lapsa me ngjyrë dhe lojëra të thjeshta.

Hani në udhëtim

Merrni gjëra për të ngrënë në veturë për t’i bëjë fëmijët të gëzuar. Përveç që mban sheqerin në nivel, ai i mban fëmijët të zënë duke parandaluar qarjen e tyre. Zgjidhni ushqime të lehta të cilat kanë nevojë të hahen për një kohë të gjatë, si sheqerka ose fruta të thara.

Krijoni rregulla të veturës

Para se të filloni udhëtimin, krijoni një listë të rregullave të veturës si për shembull: mos prekni gjërat e huaja; përdorni zë të qetë; pastroni mbeturinat. Këto janë vetëm disa rregulla të thjeshta. Mungesa e rregullave çon në sjellje të këqija.

Përfshini fëmijët

Nëse dëshironi që udhëtimi të jetë më argëtues inkuadroni edhe fëmijët të kontribuojnë në të. Jepuni atyre një hartë, lapsa me ngjyrë, kompas dhe ndonjë revistë, ashtu që ata të mund të ndjekin dhe regjistrojnë udhëtimin. Ju mund t’ju jepni edhe një kalkulator, ashtu që kur t’ju pyesni edhe sa kemi, ju mund t’i mësoni ata ta kuptojnë vetë.

Duke ndjekur disa prej këtyre sugjerimeve nuk do ta largojë nga mendja pyetjen ‘A arritëm më?’ nga goja e fëmijës, por së paku ai/ajo mund ta bëjë këtë pyetje duke qeshur. 09/2013

Lirije Arifi

/komuniteti