Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ukrainë : ndëshkohen gratë shtatzëna të cilat ndezin cigare

As baballarët e rinj nuk e kanë të lehtë, kështu njëri i ka thënë bashkëshortes së tij pas stazhit të saj treditor të mospirjes së duhanit "ose të fillojë sërish të pijë duhan ose të gjithë do të çmenden".

Gratë shtatzëna në Ukrainë në të ardhmen do të mendojnë mirë para se të ndezin cigare ose nëse pinë alkool, pasi që për sjelljen e këtillë sipas propozim-ligjit të ri u kanoset ndëshkim.

Edhe pse disa nëna të ardhshme nuk mendojnë për cigare, disa të tjera e kanë më të vështirë të heqin dorë nga kjo shprehi.

As baballarët e rinj nuk e kanë të lehtë, kështu njëri i ka thënë bashkëshortes së tij pas stazhit të saj treditor të mospirjes së duhanit "ose të fillojë sërish të pijë duhan ose të gjithë do të çmenden".

Deputetët ukrainas të cilët kërkojnë ky ligj të votohet në Parlament theksojnë se kanosja me ndëshkime mund ta rrisë nivelin e përgjegjësisë individuale, ndërsa ata i përkrahin edhe disa mjekë.

Megjithatë, aktivistët ukrainas për të drejta të njeriut e vlerësojnë këtë propozim-ligj si diskriminues, duke pasur parasysh se cigaret dhe alkooli janë të dëmshme për çdo shëndet, e jo vetëm për shëndetin e grave shtatzëna dhe foshnjat e tyre, prandaj insistojnë që parlamentarët më shumë t'i kushtojnë vëmendje pirjes pasive të duhanit.

Pa dallim paralajmërimit të shkencëtarëve në mbarë botën, vlerësohet se në vendet e zhvilluara pinë duhan rreth 15 për qind e grave shtatzëna./yllpress/ 04/2012

Ela Ela

/komuniteti