Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ushqejini fëmijët me biberon të qelqit

Sipas studimeve te fundit, ne materialet plastike te beberoneve gjendet nje materie e demshme - Besfanol A, e cila mund te jete shkaktar i shume semundjeve per femijet tuaj

Studimi më i fundit në këtë fushë, ka zbuluar lidhjet mes një përbërësi kimik themeltar në prodhimin e lëndëve plastike, me sëmundjen e astmës.

Studiues të universitetit të Kolombos, në Amerikë, kanë arritur në këtë konkluzion pasi vizituan dhe bënë analizat e 600 grave shtatzëna, për të matur nivelin e Besfanol A. Rezultatet e analizave i krahasuan me ato të fëmijëve të tyre pas lindjes, nga mosha tre, pesë, shtatë dhe dymbëdhjetë vjeç. Analizat përfshinë dhe organet e frymëmarrjes, ku u pa se rritja e nivelit të Besfanol A, ndikonte në prekjen e fëmijës me sëmundjen e astmës.

Kjo lëndë kimike përdoret gjerësisht në prodhimin e materialeve plastike, si dhe të pakove të cilat vishen me plastikë nga brenda dhe që shërbejnë për mbajtjen e ushqimeve. Kjo lëndë depërton në ushqim dhe që andej në trupat e konsumatorëve. Ajo shërben për forcimin e materialeve plastike dhe për ruajtjen e ushqimit nga ndotja.

Përveç se shkakton astmën tek fëmijët, Bestanol A, shkakton dhe një sërë çrregullimesh të tjera për zemrën, sëmundjen e sheqerit dhe një lloj tjetër të kancerit të gjirit.

Bazuar në këto rezultate, ekspertët këshillojnë që nënat të përdorin shishe qelqi për të ushqyer fëmijët e tyre, jo shishe plastike, pasi shishet e qelqit nuk e përmbajnë këtë lëndë të rrezikshme. 04/2013

Dita Rrustemi

/komuniteti