I njihni ushqimet që djegin yndyrën dhe ju ndihmojnë të dobësoheni? Në disa raste ato që hamë mund të na ndihmojnë për të qëndruar në forme, sidomos nëse ndjekim një diete dhe praktikojmë një aktivitet të moderuar fizik.
Nëse dëshironi të eliminoni disa kile me shumë, konsumoni pa e tepruar këto ushqime, të cilët tentojnë në një ushqyerje të shëndetshme.
Citron
Qitro shpesh është futur në dieta sepse përmban pak sheqer dhe shumë pak kalori, 26 kalori për 100 gr. Për më tepër shpesh shton edhe ndjenjën e ngopjes, provoni të konsumoni gjysme qitro dhe do të shihni që nuk do të jeni aq të uritur.
Perimet e gjalla
Jo vetëm që i bëjnë mirë shëndetit por ndihmojnë edhe për tu dobësuar. Përmbajnë shume pak kalori dhe janë të pasura me ujë për këtë arsye shtojnë ndjenjën e ngopjes.
Speci djegës
Speci është në gjendje të frenoje urine dhe të rrisë metabolizmin. Për me tepër speci ka dhe veti ngopje, nëse do ta përdorni në ushqime me siguri do te hani me pak. Speciet është mire ti përdorni ne vend te kripës.
Shalqi
Bostani është ende një ndër ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha uji dhe jep ndjesinë e ngopjes. Bostani ka 16 kalori për 100 gr, nuk ka yndyre dhe ka pak sheqer. Shija e ëmbël, ne fakt, nuk është nga sheqeri, por nga substanca aromatike natyrale. Provoni të konsumoni një fete para se të uleni në tavoline dhe do të shihni që uria juaj do te ulet, si pasoje ju do të hani me pak.
Mollë dhe dardha
Të dyja përmbajnë pak kalori, por janë të pasura me ujë për dhe shtojnë ndjenjën e ngopjes. Gjithashtu janë të pasura me fibra.
Çaji jeshil
Edhe çaji jeshil ka efekte në organizmin tonë, përveç se shumë vlerave të mira, ju ndihmon edhe për të humbur peshë.
Sallata jeshile
Të konsumoni sallatë përpara se të filloni të hani ju ndihmon për te humbur në peshë, pasi jep ndjenjën e ngopjes dhe si pasojë ju konsumoni me pak ushqim. Provojeni për ta besuar. 12/2013

