Kolikat ose ngërçet te foshnjat janë një prej vuajtjeve më të mëdha për prindërit e rinj, duke bërë që bebja të qajë pa ndërprerje.
Shkencëtarët mendojnë se kolikat mund të shfaqen edhe si një formë reaksionesh alergjike në proteina të caktuara, të cilat gjenden në qumështin e nënës, ndërsa merren me anë të ushqimit.
Studimet e realizuar kohë më parë tregojnë se kolikat te foshnjat që pinë qumësht gjiri mund të pakësohen nëse eliminohen përbërës të caktuar nga ushqimi i nënës.
Rezultatet kanë treguar se shmangia e ushqimeve që më së shpeshti shkaktojnë alergji, si qumështi i lopës, vezët, kikirikët dhe soja, mund të ulë nivelin e kolikave të foshnjat.
Në të vërtetë pas një jave përcjelljeje, te tre në katër foshnja, nënat e të cilave nuk kanë konsumuar ushqimet e përmendura, ka pasur rënie të dhimbjeve. Ndryshe, në grupin e nënave gjidhënëse që kanë konsumuar ushqimet e sipërpërmendura, rënia ka qenë për 37 për qind.
Po ashtu te nënat që kanë shmangur ushqimet e përmendura, ulja e shkallës së qarjeve të foshnja ka qenë për 128 minuta, ndërsa te grupi tjetër për 70 minuta.
Edhe pse nuk është e qartë lidhja në mes të ushqimit alergjik dhe kolikave te foshnjat, ekspertët këshillojnë nënat të shmangnin këtë lloj ushqimi, për të ulur gjasat e foshnjës të zhvillojë kolika. 03/2014


