Kur femija hyn ne muajin e gjashte te jetes, qumeshti i gjirit nuk eshte i mjaftueshem per rritje dhe zhvillim te plote te tij. Ne kete moshe organizmi i femijes ka nevoje per sasi me te medha ushqimi, per proteina, kripera te hekurit etj.
Aparati tretes dhe gjithe organizmi jane ne gjendje te tresin me mire ushqimin. Kuptohet qe keto ushqime duhen perpunuar e pergatitur me shume kujdes. Zevendesimi i qumeshtit te gjirit me ushqime shtese, behet pak nga pak, shkalle-shkalle, per te mesuar femijen me to. Periudhen e zevendesimit te qumeshtit te gjirit, qe vazhdon zakonisht per gjashte muajt e dyte te vitit te pare te jetes, e quajme periudhe e zvjerdhjes.
Kete periudhe femijes i hiqet nje kuarje me gji dhe zevendesohet me nje vakt ushqyerje te pershtatshme.
Cili ushqim eshte i pershtatshem per te zevendesuar nje kuarje ne gji
Ky ushqim mund te jete nje pure ose ne muhalebi e perbere nga qumesht lope, miell e sheqer. Ne disa raste qumeshtin e zevendesojme me kos. Mund t\'i japim gjithashtu edhe pure te holle te perbere nga patate ose perzierje perimesh, me qumesht, gjalpe dhe pak kripe.
Me e drejte eshte te fillohet me purene dhe duhet te perpiqemi ta mesojme femijen me shijen e kripur te saj, megjthse muhalebia eshte me e pelqyeshme nga femijet ne pergjithesi. Pureja i jep organizmit te femijes lende te reja per te cilat ai ka nevoje.
Si i jepet ushqimi i ri femijes
Ushqimi i ri i jepet femijes ne sasi te vogel prej pak lugesh ne ditet e para derisa te mesohet me te. Sasia e ushqimit shtohet cdo dite nga pak derisa te plotesohet nje kuarje e rregullt. Nje kuarje permban 160-180 gram. Kuarja e plote zakonisht permbushet brenda 10 ose 14 diteve. Gjate kohes qe femijes po i mesojme ushqimin e ri, pakesojme gradualisht gjirin. Dhenia e gjirit per kete vakt shkurtohet nga pak cdo dite derisa ne fund, pas 10-14 ditesh hiqet plotesisht. Ushqimi i ri zakonisht jepet ne vaktin e drekes. Nena duhet te vereje me kujdes se si e merr dhe si e tret femija ushqimin e ri, duke e shpejtuar ose ngadalesuar dhenien e tij. Gjate muajit te gjashte femija merr 4 here gji dhe nje here ushqim te huaj. Ushqimi mund te sistemohet keshtu;
Ora 6 gji
Ora 10 gji
Ora 14 pure ose muahlebi
Ora 18 gji
Ora 22 gji
Gjate muajit te gjashte, vec ushqyerjes se huaj mund t\'i japim femijes pure frutash te grira mire dhe te kaluara ne site. Kjo sasi duhet te jete rreth 100 gram. Qullin e frutave mund t\'ia japim njeheresh ose ne dy here.
Ushqyerja e femijes gjate muajit te 7-te dhe te 8-te
Gjate muajit te 7-te dhe te 8-te, femija mund te ushqehet me tre kuarje gji dhe dy te tjera ushqim te huaj. Njeri nga keto dy ushqime duhet te permbaje pure me patate ose perime te ndryshme. Ne vend te purese mund t\'i japim edhe nje supe me perime, miell gruri, gjalpe ose vaj, pak leng mishi dhe kripe. Ushqimi tjeter perbehet nga nje muhalebi me e trashe. Ne kete moshe femijes i shtohet edhe nje gjysem i verdhi veze ne dite.
Veza i shtohet purese, supes ose muhalebise ne fund te gatuarjes se tyre. Ajo perzihet me keto ushqime. Frutat jepen leng ose qull.
Sasia e ushqimit qe merr femija ne cdo kuarje eshte 220 gram. Si jepet ushqimi;
Ora 6 gji
Ora 10 muhalebi
Ora 14 gji
Ora 18 pure ose supe me gjysem te verdhe veze
Ora 22 gji
Sipas shijes se femijes, pureja ose supa mund te jepen ne oren 10 dhe muhalebia ne oren 18.
Ushqyerja e femijes gjate muajit te 9-te dhe te 10-te
Gjate muajit te 9-te dhe te 10-te femija zakonisht mbahet me dy kuarje te plota ne gji. Gjiri mund te jepet ne oren 6 dhe ne oren 22 ose ne nje orar tjeter te pershtatshem per nenen. Ushqimi rregullohet ne kete menyre; ne oren 6 gji, ne oren 10 muhalebi te trashe me gjysem ose nje te verdhe veze, ne oren 14 supe me leng mishi ose me leng kockash, te ciles i shtohet miell gruri ose buke e thekur e therrmuar si dhe gjalpe ose vaj, dhe kripe. Supa mund te pasurohet me perime ose duke i shtuar nje sasi mishi ose melcie prej 10-20 gramesh. Mishi eshte plotesisht i tretshem ne kete moshe me kusht qe te jete zier mire dhe i grire shume imet sa te marre trajten e purese.
Ne oren 18 pureja mund te behet me perime te ciles i shtohen rreth 10 gram djathe. Ne oren 22 jepet gji.
Frutat e grira jepen ne sasine 100-150 gramesh. Eshte e domosdoshme qe gjiri te jepet ne dy kuarje pothuajse te plota perndryshe rrjedhja e qumeshtit pakesohet deri ne humbje.
Pengesat e femijeve ne ushqyerjen me gji
Gjendja e femijes e ben te veshtire ose te pamundur ushqyerjen me gji. Foshnjet e lindura me peshe shume te vogel mund te mos kene fuqi per te thithur gjirin. Keto veshtiresi i paraqesin foshnjat e lindura me asfiksi ose demtime, vecanerisht ne koke. Keta femije ushqehen pothuaj si femijet e lindur me peshe shume te vogel.
Ne raste te rralla femijet lindin me carje te buzeve e te qiellzes ose me hunde plotesisht te mbyllura. Keta femije ushqehen me luge, me sonde, dhe pjeserisht duke u vene ne gji derisa te behet e mundur nderhyrja kirurgjikale.
Foshnja qe i ka hundet te zena nga gripi stinor ose te ftohurit ka veshtiresi ne terheqjen e gjirit. Ne kete rast perdoren medikamente mjekesore per te zhbllokuar hundet.
Ushqyerja e femijes duke filluar nga muaji i gjashte
Kur femija hyn ne muajin e gjashte te jetes, qumeshti i gjirit nuk eshte i mjaftueshem per rritje dhe zhvillim te plote te tij. Ne kete moshe organizmi i femijes ka nevoje per sasi me te medha ushqimi, per proteina, kripera te hekurit etj.
Aparati tretes dhe gjithe organizmi jane ne gjendje te tresin me mire ushqimin. Kuptohet qe keto ushqime duhen perpunuar e pergatitur me shume kujdes. Zevendesimi i qumeshtit te gjirit me ushqime shtese, behet pak nga pak, shkalle-shkalle, per te mesuar femijen me to. Periudhen e zevendesimit te qumeshtit te gjirit, qe vazhdon zakonisht per gjashte muajt e dyte te vitit te pare te jetes, e quajme periudhe e zvjerdhjes.
Kete periudhe femijes i hiqet nje kuarje me gji dhe zevendesohet me nje vakt ushqyerje te pershtatshme.
Cili ushqim eshte i pershtatshem per te zevendesuar nje kuarje ne gji
Ky ushqim mund te jete nje pure ose ne muhalebi e perbere nga qumesht lope, miell e sheqer. Ne disa raste qumeshtin e zevendesojme me kos. Mund t\'i japim gjithashtu edhe pure te holle te perbere nga patate ose perzierje perimesh, me qumesht, gjalpe dhe pak kripe.
Me e drejte eshte te fillohet me purene dhe duhet te perpiqemi ta mesojme femijen me shijen e kripur te saj, megjthse muhalebia eshte me e pelqyeshme nga femijet ne pergjithesi. Pureja i jep organizmit te femijes lende te reja per te cilat ai ka nevoje.
Si i jepet ushqimi i ri femijes
Ushqimi i ri i jepet femijes ne sasi te vogel prej pak lugesh ne ditet e para derisa te mesohet me te. Sasia e ushqimit shtohet cdo dite nga pak derisa te plotesohet nje kuarje e rregullt. Nje kuarje permban 160-180 gram. Kuarja e plote zakonisht permbushet brenda 10 ose 14 diteve. Gjate kohes qe femijes po i mesojme ushqimin e ri, pakesojme gradualisht gjirin. Dhenia e gjirit per kete vakt shkurtohet nga pak cdo dite derisa ne fund, pas 10-14 ditesh hiqet plotesisht. Ushqimi i ri zakonisht jepet ne vaktin e drekes. Nena duhet te vereje me kujdes se si e merr dhe si e tret femija ushqimin e ri, duke e shpejtuar ose ngadalesuar dhenien e tij. Gjate muajit te gjashte femija merr 4 here gji dhe nje here ushqim te huaj. Ushqimi mund te sistemohet keshtu;
Ora 6 gji
Ora 10 gji
Ora 14 pure ose muahlebi
Ora 18 gji
Ora 22 gji
Gjate muajit te gjashte, vec ushqyerjes se huaj mund t\'i japim femijes pure frutash te grira mire dhe te kaluara ne site. Kjo sasi duhet te jete rreth 100 gram. Qullin e frutave mund t\'ia japim njeheresh ose ne dy here.
Ushqyerja e femijes gjate muajit te 7-te dhe te 8-te
Gjate muajit te 7-te dhe te 8-te, femija mund te ushqehet me tre kuarje gji dhe dy te tjera ushqim te huaj. Njeri nga keto dy ushqime duhet te permbaje pure me patate ose perime te ndryshme. Ne vend te purese mund t\'i japim edhe nje supe me perime, miell gruri, gjalpe ose vaj, pak leng mishi dhe kripe. Ushqimi tjeter perbehet nga nje muhalebi me e trashe. Ne kete moshe femijes i shtohet edhe nje gjysem i verdhi veze ne dite.
Veza i shtohet purese, supes ose muhalebise ne fund te gatuarjes se tyre. Ajo perzihet me keto ushqime. Frutat jepen leng ose qull.
Sasia e ushqimit qe merr femija ne cdo kuarje eshte 220 gram. Si jepet ushqimi;
Ora 6 gji
Ora 10 muhalebi
Ora 14 gji
Ora 18 pure ose supe me gjysem te verdhe veze
Ora 22 gji
Sipas shijes se femijes, pureja ose supa mund te jepen ne oren 10 dhe muhalebia ne oren 18.
Ushqyerja e femijes gjate muajit te 9-te dhe te 10-te
Gjate muajit te 9-te dhe te 10-te femija zakonisht mbahet me dy kuarje te plota ne gji. Gjiri mund te jepet ne oren 6 dhe ne oren 22 ose ne nje orar tjeter te pershtatshem per nenen. Ushqimi rregullohet ne kete menyre; ne oren 6 gji, ne oren 10 muhalebi te trashe me gjysem ose nje te verdhe veze, ne oren 14 supe me leng mishi ose me leng kockash, te ciles i shtohet miell gruri ose buke e thekur e therrmuar si dhe gjalpe ose vaj, dhe kripe. Supa mund te pasurohet me perime ose duke i shtuar nje sasi mishi ose melcie prej 10-20 gramesh. Mishi eshte plotesisht i tretshem ne kete moshe me kusht qe te jete zier mire dhe i grire shume imet sa te marre trajten e purese.
Ne oren 18 pureja mund te behet me perime te ciles i shtohen rreth 10 gram djathe. Ne oren 22 jepet gji.
Frutat e grira jepen ne sasine 100-150 gramesh. Eshte e domosdoshme qe gjiri te jepet ne dy kuarje pothuajse te plota perndryshe rrjedhja e qumeshtit pakesohet deri ne humbje.
Ushqyerja e femijes gjate muajit te 11-te dhe 12-te
Ne keto muaj femijes mund t\'i vazhdohen dy kuarje ne gji nese nena ka qumesht te mjaftueshem. Kuarjet ne gji eshte mire te vazhdohen vecanerisht ne stinene e nxehte ose kur femija ka kaluar semundje me heqje barku. Ushqimi, qofte si orar apo permbajtje, eshte i perafert me ate qe i jepet femijes ne moshen 9 dhe 10 muajsh. Sasia e ushqimit per cdo kuarje eshte ne sasi prej 220-250 gramesh. Ushqimet pergatiten te trasha , me permbajtje me te madhe gjalpi ose vaji. Mishi dhe melcia jepen ne sasi 20-30 gram ne dite. Ne vend te muhalebise mund te jepet syltiac ose qumesht me biskota ose me buke te thekur, te grire. Supes i shtohen me shume perime si dhe pak oriz ose makarona. Te imta. Sasia e djathit shtohet ne 20 gram. Frutat jepen te grira ne sasi rreth 150-200 gramesh. Ne rast se jane te buta, te pjekura mire mund te jepen te pagrira. Kur nena nuk ka gji femija mund te vihet ne 4 ushqyerje ashtu sic veprohet ne fillim te vitit te dyte. Ne rast se femija kerkon edhe ushqyerjen! e 5-te kjo mund te perbehet kryesisht nga fruta qe jepen ne sasi me te madhe te perziera me biskota.
Orari i ushqyerjes
Ne pergjithesi kuarja e pare i japet femijes ne oren 6 te mengjesit. Ky orar mund te ndryshoje sipas stines, punes e nevojave te nenes. Pra ushqimi i pare mund te jepet me shpejt ose me vone. Rendesi vendimtare ka ruajtja e pushimit, e kohes midis dy vakteve. Kjo hapsire kohore nuk duhet te jete me e shkurter se 4 ore ne kete moshe te femijes. Shkelja e orarit i sjell deme femijes ne tretjen e ushqimeve. Ne mes te dy ushqyerjeve, femijes nuk duhet t\'i jepet asnje lloj ushqimi tjeter si cokollata, embelsira etj. Keto ushqime shkaktojne crregullime te ndryshme, pakesojne oreksin dhe nuk lejojne qe femija te mesohet me ushqime te kripura.
Ne mes te dy ushqyerjeve femijes mund t\'i jepet leng frutash, fruta te grira dhe pak uje, vecanerisht gjate stines se nxehte. Gjate nates femija nuk duhet te mesohet te thithe gjirin kohe e pa kohe.
Menyra e te ushqyerit
Ushqimi i jepet femijes brenda nje kohe te caktuar qe nuka duhet t\'i kaloje 20 minutat. Me perjashtim te rasteve te rralla kur mund te jepet edhe per 30 minuta. Kur femija ushqehet, prane tij mund te qendroje vetem nena, kujdestarja ose personi qe e ushqen. Rreth tij duhet te kete qetesi.
Femija demtohet dhe merr vese kur gjate ushqyerjes mesohet te luaje, te perkedhelet, te drejtoje vemendjen tjeterkund etj. Gjate ushqyerjes femija mbahet ne preherin e personit qe e ushqen, ne qendrim ndenjur ose gjysem ndejur. Ushqimet vihen perpara tij ne tryeze. Kur ai eshte ne gjendje te qendroje vete ndenjur mund ta ulim ne nje karrige te vogel me mbeshtetese ne shpine, perpara nje tryeze me ushqimin e pergatitur. Femija eshte mire qe nga muaji i 6-te te marre ushqimin me luge ose filxhan. Njekohesisht ai duhet te mesohet sa me heret te pertype gjellet. Kemi permendur qe vakti i pare i ushqyerjes se femijes me gji eshte ne oren 6 te mengjesit. Zakonisht ne kete kohe gjiri ka qumesht ne sasi te madhe. Ne rast se gjiri, ne kuarjen e nates fillon te pakesohet dhe gjendemi ne stinen e veres, eshte e mundur ta veme femijen ne gji ne oren 6, ne oren 22 dhe nje here tjeter gjate dites. Duke u terhequr tre here ne dite, qumeshti mund te vije ne sasi me te madhe. Te gjitha ushqi! met qe fillohen per here te pare, duhet t\'i jepen femijes ne sasi te paket.
Lloji i ushqimeve
Qumeshti i lopes nga muaji i 6-te deri ne muajin e 12-te, perdoret per te pergatitur muhalebine, purene, persheshin, syltiacin. Qumeshti nuk eshte mire t\'i jepet si pirje e thjeshte. Kur femija eshte ne gji, sasia e qumeshtit te lopes nuk duhet t\'i kaloje 400-700 gram ne dite. Ushqimet pergatiten lehte dhe kane shije te mire kur perdoret qumeshti, por ne disa raste perdorim kosin. Kosi perdoret ne ato raste kur kushtet e ruajtjes se qumeshtit nuk jane te pershtatshme. Qumeshti ruhet me veshtiresi gjate stines se nxehte. Kosi mund te ndihmoje femijen kur ky ka heqje barku. Pergatitjet me kos behen ne menyre te vecante. Bejme vec pergatitjen dhe zierjen e ushqimeve te tjera dhe me pas shtojme kosin. E verdha e vezes tretet mire nga muaji i 7-te ndonjehere edhe nga muaji i 6-te. Ne fillim jepet nje sasi shume e paket qe shtohet cdo dite nga pak derisa te arrije gjysem e verdhe veze ose nje e verdhe e plote. Veza e plote, se bashku me te bardhen jepet pasi femija te kete mbush! ur vitin.
Perimet fillohen nga fundi i muajit te 5-te ose nga muaji i 6-te. Ato ne fillim punohen si pure, pastaj si supe.
Suprat me leng mishi ose kockash jepen nga muaji i 7-te.
Mishi i zier, i grire ne trajte qulli ose melcia e trute perdoren zakonisht nga muaji i 10-te ose edhe pak me perpara.
Kur hiqet femija plotesisht nga gjiri
Ne rast se femija eshte i zhvilluar mire dhe tret pa veshtiresi ushqimet e ndryshme, mund te hiqet nga gjiri qe nga muaji i 10-te. Kur nena ka qumesht mjaftueshem mund te qendroje ne gji deri ne muajin e 12-te.
Vecanerisht kur koha e heqjes se gjirit rastis ne vere ose kur femija ka crregullime te tretjes, dhenia e gjirit, krahas ushqimeve te tjera, mund te vazhdohet edhe pak me gjate. 02/2012


