Ushqyerja me gji i ofron bebes tuaj një fillim shumë të mirë në jetë. Përveç që siguron gjithë energjinë dhe materiet ushqyese për të cilat ata kanë nevojë, ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrale të tyre. Por nuk është vetëm bebja juaj që përfiton nga ushqyerja me gji, por jeni edhe ju. Ky artikull do të ju tregoj më tepër për dobitë e të ushqyerit me gji.
Ushqyerja me gji – dobitë për foshnjën tuaj
Qumështi i gjirit është i balancuar në mënyrë të përsosur për t’iu përshtatur bebes tuaj. Mundëson tretjen më të lehtë dhe përmban antitrupa të cilët ndihmojnë në rritjen e sistemit imun të tyre. Po ashtu përmban lëndën ushqyese të quajtur oligosaccharides prebiotics, me të cilën ushqehen bakteret miqësore në barkun e bebes tuaj. Këto baktere ndihmojnë luftimin e viruseve dhe infeksioneve të mundshme, duke ndihmuar beben tuaj që të ritet i lumtur, i shëndetshëm dhe të jetë i gatshëm për çdo gjë! Dhe po ashtu përmban acidet yndyrore që e ndihmojnë zhvillimin e trurit të bebes tuaj.
Pse është të ushqyerit me gji i dobishëm për beben tuaj
• Është plotësisht natyral
• Përmban të gjithë materiet ushqyese dhe antitrupat për të cilët ata kanë nevojë.
• Të ushqyeri me gji mund ta ndihmoj beben tuaj nga infeksionet e veshit dhe gjoksit si dhe disa alergji, siç janë astma dhe ekzema.
• Hulumtimet po ashtu sugjerojnë se bebet që janë ushqyer me gji kanë presion të gjakut më të shëndetshëm si fëmijë dhe gjasat janë më të vogla që të jenë me mbipeshë kur të rriten.
Pse të ushqyerit me gji është i dobishëm për nënat
• Qumështi i gjirit është pa pagesë dhe ka saktësisht temperaturën e duhur!
• Kur ju ushqeni me gji, bebja juaj e liron oksitocinën, po ashtu e njohur si hormoni i dashurisë, që ndihmon lidhjen në mes nënës dhe bebes.
• Nënat që ushqejnë me gji e reduktojnë rrezikun për zhvillim të kancerit të gjirit para menopauzës dhe kancerit vezor dhe frakturave nga osteoporoza.
• Të ushqyerit me gji ndihmon që mitra juaj të kthehet më shpejtë në madhësinë e para shtatzënisë dhe mund të ju ndihmoj që të largoni kilogramët e tepërta që i keni fituar gjatë shtatzënisë, duke bërë që të ktheheni në figurën e juaj të mëparshme më shpejtë!
• Qumështi i gjirit është i gatshëm, kurdo dhe kudo qe jeni, kështu që nuk është e nevojshme të bëhet sterilizimi i shisheve.01/2013
Sadete

