Organizata "save the children” bën të ditur vendet më të mira dhe ato më të papërshtatshme në botë për të qenë nënë. Vendi më i keq është Nigeria në Afrikë. Ndërsa vendi më i mirë është Norvegjia nga shtetet skandinave. Kurse Shqipëria renditet e 43-ta në listën me 165 vende.
Institucioni humanitar amerikan "save the children” (mbroni fëmijët) ka publikuar listën e vendeve më të mira dhe të vendeve më të papërshtatshme për të qenë nënë.
Në studim është analizuar gjendja shëndetësore e femrave, niveli arsimor, shëndeti i fëmijës, dhe ushqyerja në 165 vende të botës.
Sipas listës së publikuar, vendi më i papërshtatshëm për t’u bërë nënë është Nigeria, një nga vendet që luftojnë me urine në Afrikë. Pas Nigerisë vjen Afganistani.
7 nga 10 vendet më të këqija janë nga Afrika. Këta vende ku mes tyre radhitet edhe Nigeria përballen me krizën e ushqimeve. Specialistët pohojnë se rrezikohet jeta e 1 milion fëmijëve.
Ndërsa, vendet skandinave janë vendet më të mira ku një femër mund të përjetojë e qetë shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës.
Vendet më ideale për t’u bërë nënë janë si më poshtë Norvegjia, Islanda, Suedia, Zelanda e re, Danimarka, Finlanda, Australia, Belgjika, Irlanda, Holanda dhe Anglia. Në këtë listë Franca radhitet e 14-ta ndërsa Amerika radhitet në vendin e 25 –të.
Shqipëria renditet e 43-ta, pas Maqedonisë (42) dhe para Malajzisë (44). 05/2012


